Çfarë blenë më lirë dhe më shtrenjtë shqiptarët? – Ndryshimet në çmimet e produkteve bujqësore nga perimet, tek ulliri
Gjatë vitit që lamë pas qytetarët shqiptarë u përballen më një rritje të menjëhershme të çmimeve për produkte ushqimore të ardhura kryesisht nga importi, por edhe nga prodhimi vendase. Por çfarë produktesh janë blerë më lirë dhe çfarë i ka kushtuar më shumë konsumatorëve vendas? Referuar të dhënave të INSTAT, pasqyruar në indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore, rezulton se drithërat kanë pësuar rritjen më të lartë, sikurse edhe pritej për shkak të mungesë së furnizimit, por edhe abuzimeve që ndodhën, duke u regjistruar në 37.3 %.
Ky produkt ka kushtuar më së shumti në xhepat e qytetarëve duke qenë se është bazë për konsum. Po ashtu, rritje me 18 për qind kanë pësuar bimët foragjere, ndjekur nga bimët industriale me 16.7 %. Ndërsa 0.5 për qind janë rritur çmimet e produktit verë. Nga ana tjetër, një sërë prodhimesh bujqësore vendase kanë kushtuar më lirë, duke vendosur disi një balancë. Konkretisht, rënien më të lartë e kanë pasur ullinjtë me 14.4, duke qenë se ishte një vit shumë i mbarë dhe prodhimi ka qenë shumë i lartë.
Si pasojë edhe çmimi i vajit të ullirit është ulur me 5.9 %. Prodhimet e drufrutorëve ranë me 4 .2 % dhe frutat me 3.3 për qind. Rrushi ka njohur rënie me 2.2 % dhe agrumet me 1.1 %. Ndërsa ndër produktet që kanë pasur rënie më të pakët të çmimeve janë perimet me 0.7 për qind, kjo edhe për shkak se një sasi e konsiderueshme shkpër eksport. Në total, indeksi vjetor i çmimeve të prodhimeve bujqësore ka shënuar një rritje me 11,1 % në raport me vitin 2021.
Produktet që regjistruan rritje çmimesh
Drithërat 37.3%
Bimët foragjerë 18 %
Bimët industriale 16.7%
Verë 0.5%
Produktet që regjistruan ulje çmimesh
Ullinjtë 14.4 %
Vaji i ullirit 5.9%
Pemët drufrutore 4.2 %
Frutat 3.3%
Rrushi 2.2%
Agrumet 1.1%
Perimet 0.7 %
Elisabeta Dosku / SCAN TV
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.