Europa regjistron numrin më të lartë të refugjatëve që nga viti 2016 – Zvicra, Gjermania dhe Norvegjia kryesojnë!
801.459 kërkesa për azil janë dorëzuar që nga fillimi i këtij viti në vendet e Bashkimit Europian, si dhe në Norvegji dhe Zvicër. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ky është numri më i lartë që nga viti 2016. Kjo duket qartë nga të dhënat e Agjencisë së Bashkimit Europian në fushën e azilit.
Sipas informacioneve, Letonia ka shënuar rritjen më të madhe të azilkërkuesve me 168 % krahasuar me një vit më parë. Pas saj vjen Estonia, ku refugjatët janë 119% më shumë se në vitin 2022. Kjo lidhet me rritjen e numrit të personave që kalojnë kufijtë e dy vendeve nga Bjellorusia. Gjermania është në vendin e tretë për nga numri i azilkërkuesve me një rritje prej 74 %. Në Gjermani pothuajse një në tre refugjatë vijnë nga Siria – që është 27 % të azilkërkuesve. Pas sirianëve, më së shumti në Gjermani janë afganët dhe turqit.
Në Francë, nga ana tjetër, ritmi i rritjes ishte 37% ndërsa në Itali, numri u rrit me 63% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, citon gazeta raportin e BE-së.
Disa vende gjithashtu regjistruan një rënie në numrin e kërkesave për azil. Sipas raportit, rëniet më të mëdha ishin në Danimarkë (56%), Maltë (54%), Qipro (52%) dhe Austri (41%). Vendi me numrin më të ulët të azilkërkuesve këtë vit ishte Hungaria, ku u regjistruan vetëm 26 kërkesa për azil.
BE planifikon të kundërshtojë emigrantët që nuk kanë shanse të larta për azil me procedura të përshpejtuara në kufijtë e jashtëm të BE-së por kjo do të prekë vetëm një të katërtën e mbërritjeve. Të gjithë aplikantët e tjerë do të kalojnë procedurën e rregullt të azilit, e cila shpesh kërkon vite.
Edel Strazimiri / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.