Ndryshojnë rregullat e Booking për apartamentet – Nga 1 Nëntori, detyrim NIPT-i dhe deklarata e TVSH-së
Platforma e dhënies së pronave me qira ditore, Booking, nga 1 Nëntori ka njoftuar se do të ndryshojë rregullat, duke u dhënë përparësi atyre që janë subjekte të regjistruara dhe disponojnë një NIPT.
Në një intervistë për SCAN TV, Kreu i Shoqatës së Hoteleri Turizëm, Zak Topuzi, sqaron se si do të afektojë kjo iniciativë qiradhënësit.
Sipas Topuzit, kjo iniciativë do të sjellë edhe formalizim të sektorit, pasi 48 % a akomodimit ditor të turistëve mbulohet nga qiradhënie përmes platformave Booking apo Air BNB.
Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, platforma Booking u ka kërkuar pronarëve të apartamenteve në Shqipëri se nëse nuk deklarojnë NIPT-in brenda 31 Tetorit dhe deklaratën e regjistrimit të TVSH-së, nga 1 Nëntori do të paguajnë 20% TVSH për komisionet që mban Booking.
Në njoftim theksohet se kjo ka të bëjë vetëm me faturën e komisioneve që gjenerohet nga Booking dhe nuk ndikon në TVSH-në që i ngarkohet klientit në çmimin e qëndrimit të tyre në prone.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.