80 projekte në arsim, trashëgimi kulturore dhe ekoturizëm – Granoff: Projektet e Fondit Shqiptaro-Amerikan kanë prekur çdo qytetar
Në 15 vite aktivitet në Shqipëri Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (ADDF) ka pasur një angazhim financiar prej 120 milionë dollarësh, me një portofol prej 80 projektesh në fusha më rëndësi strategjike si sipërmarrje, arsim dhe lidership, trashëgimi kulturore dhe eko-turizëm.
Gjatë një konference për media, Kryetari i Bordit të Fondacionit, Michael Granof, thekson se projektet e impelmentuara deri më tani kanë prekur çdo shqiptar.
“Biznesi jonë është të japim para dhe të përdorim burimet tona. Gjithashtu të kujdesemi që ato para shpenzohen me kujdes dhe në funksion të zhvillimit. 79 projekte në të gjithë vendin. Projektet tona kanë prekur çdo shqiptar. Nëse keni një fëmijë në shkollë që po mëson në TUMO, është për shkak të fondacionit””
Por cili ka qenë impakti ekonomik i këtyre projekteve dhe a është ai i matshëm?
“Mund ta masim impaktin në disa mënyra. Disa efekte ekonomike janë në terma më të gjata. Cili është efekti që të ofrosh edukim? Çdo fëmijë është duke përfituar nga edukimi. Impakti është shumë i rëndësishëm në mënyrën se si afekton njerëzit, në disa momente mund ta shohim direkt dhe në disa të tjera në një kohë më të gjatë”.
Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (ADDF) është një organizatë jo fitimprurëse-filantropike e cila ofron fonde dhe njohuri profesionale për të përmirësuar cilësinë e jetës së rinisë shqiptare. Në investimet prej 120 milionë dollarësh të bëra deri më tani, 70 milionë kanë shkuar në sektorin e arsimit, dhe rreth 50 milionë dollarë në sipërmarrje dhe trashëgimi kulturore.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.