Më shumë kreditim për ekonominë në maj – Totali regjistrohet në rreth 783 mld lekë, rritje me gati 10% në një vit
Kredia për ekonominë ka shënuar sërish rritje në muajin Maj të këtij viti duke arritur në një total prej 782.9 miliardë lekësh, nga 770.9 miliardë në muajin prill. Pra, në harkun kohor të një muaji kredia rezulton rreth 1.6% më e lartë, më një shtesë prej 11.9 miliardë lekë.
E matur me Majin e vitit të shkuar, kredia këtë vit rezulton 9.9% më e lartë, me një shtesë prej afërisht 70 miliardë lekësh apo afro 700 milionë eurosh. Kjo rritje i atribuohet kryesisht zgjerimit të kreditimit të “Korporatave të tjera financiare”.
Nga ana tjetër, edhe kredia për biznesin ka shënuar një përmirësim të lehtë në muajin Maj të këtij viti. Nga 432 miliardë lëke në Prill, ajo është shtuar me më shumë se 6 miliardë lekë në Maj duke arritur në 438 miliardë lekë. Krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të shkuar, kredia për biznesin është rritur me rreth 8%.
Por si paraqitet kredia sipas valutës? Nga të dhënat e “Bankës së Shqipërisë” duket se kredia në lekë është paraqitur më modeste. Në muajin Maj, kredia në monedhën e huaj për bizneset është rritur me 2.5% ndërkohë që kredia në lekë është rritur me vetëm 0.2%, krahasuar me muajin Prill.
Po të shtrijmë analizën në harkun kohor të një viti shohim se kredia për bizneset në valutë është rritur me vetëm 0.5% në Maj të këtij viti, krahasuar me Majin e viti 2023, ndërkohë në monedhën vendase ka patur një rritje të fortë prej 17.6%.
Xhorxhina Deda/SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.