Viktima dhe dëme masive – Qeveria zvicerane: Jemi ‘të cenueshëm’ ndaj fatkeqësive natyrore!
Një anëtar i këshillit federal ka reaguar ndaj ngjarjeve ekstreme të motit në Zvicër që kanë lënë të paktën katër persona të vdekur. Tre persona u vranë në një rrëshqitje dheu në Luginën Maggia sipas transmetuesit publik zviceran SRF, pasi policia lokale gjeti trupin e një burri në luginat anësore në jug të Rhone.
“A do të përjetojmë një katastrofë pas tjetrës çdo verë? Apo është ky një përjashtim? Askush nuk e di. Por sigurisht, akumulimi i ngjarjeve të tilla na shqetëson dhe tregon se sa të pambrojtur jemi”, tha të dielën anëtari i Këshillit Federal Zviceran, Ignazio Cassis.
Cassis dha paralajmërimin gjatë vizitës së kantonit zviceran të Ticino-s, i cili është goditur nga shirat e fortë, përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut. Vendet e kampingut përgjatë lumit Maggia u evakuuan dhe një pjesë e urës së vogël rrugore Visletto u shemb.
Në fshatin Bin, një 52-vjeçar rezulton i zhdukur që prej mbrëmjes së së shtunës. Më në veri, lumi Rhone shpërtheu brigjet e tij në disa zona të kantonit Valais, duke përmbytur një autostradë dhe një linjë hekurudhore.
Presidentja zvicerane Viola Amherd shkroi në platformën e mediave sociale [**X**] se stuhitë e forta shkaktuan dëme “të mëdha” në Zvicër dhe “situata mbetet e tensionuar”. “Ju lutemi, kujdesuni për veten dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve”, tha ajo sipas postimit.
Antonio Ciocco, kreu i Policisë Kantonale Ticino, tha se autoritetet nuk mund të përjashtonin mundësinë e më shumë viktimave në Ticino për shkak të motit të ashpër.
Vendet fqinje europiane janë goditur në mënyrë të ngjashme nga moti, i cili studiuesit paralajmërojnë se do të bëhet më i zakonshëm dhe më intensiv për shkak të ndryshimeve klimatike.
Zjarrfikësit thonë se kanë kryer të paktën 80 operacione shpëtimi në veri të Italisë, ndërsa rajoni u godit nga përmbytjet, stuhitë dhe rrëshqitjet e dheut. Të paktën 200 njerëz u evakuuan nga qyteti verior italian i Cogne.
Edel Strazimiri / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.