“Të përmirësohen auditimet e KLSH për koncesionet e PPP-të” – Debate për rezolutën e vitit 2024. Kuvendi nuk e ka miratuar ende
Ola Mitre / SCAN
Viti 2024 po shkon drejt mbylljes, por Kuvendi nuk ka miratuar ende rezolutën për Kontrollin e Lartë të Shtetit, me kërkesat që duhet të përmbushë ky institucion brenda vitit.
Në mbledhjen e fundit, Komisioni paralmentar për Ekonominë dhe Financat nisi diskutimin e draftit të hartuar, por dokumenti që do i çohet për miratim seancës plenare do të miratohet në mbledhjet në vijim.
Ndërkaq, sipas propozimeve të deritanishme, ndër të tjera, Kuvendi i kërkon KLSH-së të përmirësojë metodologjinë për auditimin e koncesioneve dhe PPP-ve, si dhe të shtojë auditimet për tema mjedisore dhe të ndryshimeve klimatike.
Diskutimet për draft-rezolutën u shoqëruan me debate të forta mes deputetëve të maxhorancës, duke mos munguar akuzat për vënien nën kontroll të institucionit më të lartë të kontrollit të financave publike në vend.
Gjatë mbledhjes nuk munguan as kritikat ndaj KLSH për mospërmbushjen e disa rekomandimeve të bëra nga Kuvendi për vitin 2023.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.