Panairi për investimet në teknologji dhe inovacion – Ibrahimaj: Ky event mbledh mendjet novatore. Do të mbështeten gjithmonë
Diamila Leka/ SCAN
Në Pallatin e Kongreseve është hapur panairi dyditor përsa i përket të ardhmes së teknologjisë, inovacionit dhe edukimit. Në këtë panair, sipërmarrjet, institucionet bankare si dhe ato arsimore shpalosën programin mbi investimet e teknologjisë dhe inovacionit.
Gjatë fjalës së saj, ministrja për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit Delina Ibrahimaj përgëzoi bizneset me synim drejt inovacionit dhe theksoi se do të kenë mbështetje të vazhdueshme dhe nga qeveria.
Inxhinieri kibernetik Erion Demiri në një intervistë për Scan theksoi rëndësinë që ka investimi mbi inovacion dhe teknologji për bizneset edhe për tregun ndërkombëtar.
Një sipërmarrëse e marketingut digjital tregoi për Scan risitë e kompanisë së saj.
Kujtojmë që qeveria shqiptare mbështeti start up-et me një grant prej 300 milionë lekësh për vitin 2024.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.