“Grup-kapitulli i parë, më i rëndësishmi” – Kamberi: Duhen kapacitete në burime njerëzore për të përfituar fondet
Lidion Kulla/SCAN
Grup-kapitulli i parë i negociatave për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, është ndër më të rëndësishmin, sepse është gjithëpërfshirës, ndërsa hapet i pari dhe mbyllet i fundit, pasi përcakton ritmin e përgjithshëm të negociatave.
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Geron Kamberi, deklaroi në studion e TV Scan se ky kapitull përfshin kritere të ndryshme, si drejtësia, siguria, prokurimet publike, statistikat, etj.
Ndërkohë, përsa i përket planit të rritjes për Ballkanin Perëndimor prej 6 miliardë eurosh, nga të cilat 2 miliardë janë grante dhe 4 miliardë janë kredi të buta, Kamberi tha se duhet të kemi kapacitete në burime njerëzore për të përfituar nga këto fonde.
Pas ndryshimit të metodologjisë për negociatat e antarësimit, me propozim të Presidentit francez, Emmanuel Macron në vitin 2020, kapitujt negociues janë ndarë tashmë në gjashtë grupime kryesore.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.