Bien çmimet për blerjen e energjisë – KESH e siguron me 196.40 euro/MWh, në shtator e bleu me 455 euro/MWh
Çmimet me të cilët është siguruar energjia gjatë ,muajit tetor kanë shënuar rënie në raport me muajt e mëparshëm, teksa në blerejn e fundit Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka blerë energji me një çmim mesatar prej 196.40 euro/Mwh.
Më herët gjatë muajit janë realizuar edhe 2 blerje të tjera energjie, që gjithashtu janë siguruar me çmime më të ulta me respektrivisht 272 dhe 252 euro/Mwh. Në total, vlera e shpenzuar për këto blerje arrin në rreth 7 mln euro.
Ndërkohë që, në fund të muajit shtator kreu një blerje mujore energjie për plotësimin e nevojave konsumatore në muajin tetor, me një çmim mestara prej 455.24 euro/mwh, duke shpenzuar 34 mln euro. Rënia e ndjeshme e çmimeve gjatë muajit tetor, vjen në një kohë kur Korporata Elektorenergjetike Shqiptare planifikon të kryejnë një blerje energjie afatgjatë për 5 vite.
Ky veprim argumentohet me nevojën për menaxhimin e kostove, duke parashikuar ulje të kostove për blerje energjie përmes formulës çmimi burse, minus një vlerë të pacaktuar ende. Gjithsesi, teksa iu referohet çmimeve aktuale në tregjet ndërkombëtare, korporata përllogarit se çmimi i fiksuar për 5 vitet e ardhshme, të jetë rreth 270 euro/Mwh.
Këto plane të Korporatës Elektorenergjetike Shqiptare vijnë në një kohë kur çmimet në bursa janë tejet të luhatshme, teksa strategjia e qeverisë po synon shtimin e kapaciteteve prodhuese në vend, që do të sjellin një ulje të varësisë nga importi.
Në rast të finalizimit, kjo do të jetë praktika e parë e aplikimit të kontratave afatgjata nga KESH, që përgjatë gjithë periudhës së emergjencës së furnizimit me energji, ka realizuar blerje me baza ditore ose javore.
Ola Mitre / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.