Sa “peshuan” çmimet në të ardhurat e shtetit? – 9 mujori/ 496 milionë euro shtesë, TVSH-ja zë 56 %
Në 9 muaj në buxhetin e shtetit janë arkëtuar 425.7 miliard lekë apo 3.64 miliardë euro me një realizim në masën107.7 përqind të planit të periudhës. Krahasuar me të njëjtën periduhë të një vitit më parë, regjistrohet rritje e të ardhurave më afro 496 milionë euro. Tatimi mbi Vlerën e Shtuar është zëri që mban të karikuar buxhetin por që ka edhe rritjen më të lartë pëgjatë kësaj peridhe falë edhe rritje së çmimeve i cili jep efeket si në TVSH-në e importit edhe në atë të brendshme.
Përgjatë Janar-Shtator 2022 nga TVSH-ja në import dhe neto janë mbledhur në total 143.9 miliardë lekë, duke zënë një peshë prej 33.8 për qind të të ardhurave totale në buxhetin e shtetit. Vetëm nga ky zë, rritja krahasuar me një vit më parë regjistrohet në 66.5 për qind, apo e shprehur në vlerë monetare, janë mbledhur afro 32.6 miliardë lekë apo 278.6 milionë euro më shumë. Ndërsa në në shtesën e të ardhurave totale të buxhetit përgjatë 9 mujorit, vetëm TVSH-ja zë 56 %.
Një zë tjetër i rëndësishëm në buxhet dhe që ka ndikuar në rritjen e të radhurave është edhe tatim fitimi mbi bizneset, ku janë arkëtuar 34 miliardë lekë, apo 36.9 për qind më shumë se një vit më parë. Po ashtu nga tatimi mbi të ardhurat personale janë arkëtuar 34.1 miliardë lekë, me rritje të regjistuar në 3.9 milardë lekë nga 9 mujori 2021.
Taksat nacionale u realizuan në masën 31.9 miliardë lekë, apo 9.2% më shumë se një vit më parë. Të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore u realizuan në masën 87.1 miliardë lekë me një rritje prej 8.6 miliardë lekë dhe ky është një sinjal pozotiv për shëndoshjen e skemës së pensioneve, pasi këto të ardhura shpërndahen sërish në formë përfitimesh sociale.
Të ardhurat doganore po ashtu kanë pasur performancë pozitive, ku nga akciza janë arkëtuar 34.9 miliardë lekë, nga taksat doganore 6.3 miliardë lekë dhe renta minerare 3.3 mld lekë.
Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 9 mujore të vitit 2022, arritën në rreth 410.7 miliardë, por ndërkohë që shpenzimet korrente kanë pësuar rritje, investimet regjistrohen në rënie me 29.5 për qind. Niveli i sufficitit rezultoi në rreth 15 miliardë lekë në fund të Shtatorit.
Elisabeta Dosku / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.