BMW do të investojë 600 milionë paund në fabrikën elektrike në Britani!
Investimi do të sigurojë 4,000 “punë me aftësi të larta” dhe do të forcojë linjat e prodhimit, sipas Departamentit të Biznesit dhe Tregtisë.
Prodhuesi gjerman i makinave BMW do të investojë miliona paund në prodhimin e automjeteve elektrike në fabrikën e tij Mini në Oksford, ka njoftuar qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.
Investimi, me vlerë 600 milionë paund (701 milionë euro), do të sigurojë 4000 “punë me aftësi të larta” dhe do të forcojë linjat e prodhimit, sipas Departamentit të Biznesit dhe Tregtisë.
Njoftimi do të thotë se BMW do të ketë investuar rreth 6 miliardë £ në këtë sektor gjatë dy viteve të fundit.
Investimi i ri do t’i mundësojë kompanisë të ndërtojë dy modele elektrike të gjeneratës së ardhshme, Mini Cooper dhe Mini Aceman, në fabrikën e saj në Oksford, së bashku me makinat konvencionale.
“Investimi i BMW-së është një shembull tjetër i ndritshëm se si Britania e Madhe është vendi më i mirë për të ndërtuar makina të së ardhmes”, tha kryeministri Rishi Sunak, duke vlerësuar mbështetjen e qeverisë së tij për industrinë në drejtim të rritjes dhe punësimit.
Lajmi vjen pas njoftimit të prodhuesit shumëkombësh të makinave Stellantis javën e kaluar se do të fillojë prodhimin e automjeteve elektrike në fabrikën e tij Ellesmere, pas një investimi prej 100 milionë funtesh.
Në korrik, grupi indian i automobilave Tata, i cili zotëron Jaguar Land Rover, njoftoi një investim prej 4 miliardë funtesh në një fabrikë automjetesh elektrike në MB.
Edel Strazimiri / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.