Brenti, i qëndrueshëm pranë 92 dollarë – Kompanitë në SHBA rrisin prodhimin e naftës argjilore
Nafta po tregtohet e qëndrueshme pranë 92 dollarëve edhe në sesionin e sotëm, ndërsa një mbështetje e ka gjetur nga dobësimi i dollarit amerikan. Por, rritja e prodhimit të naftës argjilore në SHBA dhe shqetësimet për ngadalësimin e kërkesës, si pasojë e rritjes së interesave nga bankat qëndrore, po ushtrojnë presion mbi çmimet.
Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 92 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 86 dollarë për fuçi. Dollari amerikan është dobësuar përballë monedhave kryesore, gjatë dy ditëve të fundit, pasi ministri i ri i financave në Britani, Jeremy Hunt, njoftoi një ndryshim drastik të planit fillestar për uljen e taksave.
Prodhimi i naftës argjilore në Teksat, që është me e madhja në SHBA, pritet të rrisë prodhimin me rreth 50 mijë fuçi në ditë, në një rekord prej 5.453 milionë fuçi në ditë, njoftoi Agjencia për Informimin mbi Energjinë. Vendimi vjen në përgjigje të OPEC+, që vendosi në fillim të këtij muaji të ulë prodhimin me 2 milionë fuçi në ditë, duke filluar nga nëntori.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.