Dobësohet Dollari amerikan ndërsa monedha europiane rikuperon pikë!
Dollari amerikan ka regjistruar rënie të lehtë të vlerës në raport e ditën e djeshme teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 118.2 lekë dhe është shitur me 119.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Paundi britanik gjithashtu ka shënuar një zbritje të kuotës këtë të martë pasi blihet sot me 133.6 lekë dhe shitet me 134.6 lekë në raport me një ditë më parë.
Franga zviceraneasc nuk ka shënuar luhatje të ndjeshme të vlerës duke u blerë sot me 118.4 lekë dhe duke u shitur me 119.3 lekë referuar tregut të brendshëm valutor në raport me dje.
Monedha europiane sakaq mbetet relativisht konstante më një rritje të lehtë ën raport me ditën e hënë duke u blerë sot me 116.6 lekë dhe duke u shitur me 117.2 lekë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.