Gjermania vendos t’i lërë në punë centralet bërthamore për të evituar krizën gjatë dimrit!
Kancelari gjerman Olaf Scholz i dha fund debateve brenda koalicionit të tij trepartiak dhe vendosi që Energjia bërthamore është një temë e prekshme politike në Gjermani, edhe sepse ka mungesë të energjisë ndaj Gjermania zgjati jetëgjatësinë e 3 centraleve bërthamore. Kancelari Olaf Scholz e mori vendimin të hënën që tre termocentralet e mbetura bërthamore të Gjermanisë të qëndrojnë në funksion deri në prill, për të shmangur një krizë të mundshme të energjisë.
Në koalicionin tripartiak të qendrës së majtë ka pasur mosmarrëveshje për jetëgjatësinë e centraleve bërthamore. Por Zëvendës-kancelari dhe Ministri i Ekonomisë, Robert Habeck, i Partisë Të Gjelbërit, tha të hënën se ai pranoi faktin që Scholz kishte vendosur pa marrë pëlqimin e të tjerëve në kabinet. Kancelari i ka kërkuar ministrave të Ekonomisë, Mjedisit dhe Financave që të krijojnë bazën e duhur ligjore që fabrikat të mbeten të hapura.
Scholz gjithashtu kërkoi që ministritë të paraqesin një ligj “ambicioz” për të rritur efikasitetin e energjisë, si dhe një marrëveshje detyruese për të hequr gradualisht qymyrin deri në vitin 2030. Gjermania planifikoi të përfundojë një ndërprerje të energjisë bërthamore deri në fund të vitit 2022, por kriza e furnizimit me energji pas ndërprerjeve të gazit rus shkaktoi një debat të gjatë mbi mbajtjen në gatishmëri të termocentraleve bërthamore.
Kompania më e madhe gjermane e energjisë, RWE, tha pas njoftimit të Scholz se do të fillojë menjëherë përgatitjet për të zgjatur deri në prill 2022 operacionet e centralit të saj në Emsland. Megjithatë, Ricarda Lang, bashkë-drejtuese e të Gjelbërve, kritikoi vendimin e Scholz, duke thënë se termocentrali bërthamor Emsland “nuk nevojitet për stabilitetin e rrjetit”.
Operatori i uzinës Neckarwestheim 2 në Baden-Wurttemberg, EnBW, paralajmëroi se qeveria gjermane duhet të sigurojë sa më shpejt një kuadër ligjor për zgjatjen e operacioneve të centralit bërthamor, përndryshe centrali do të mbyllet sipas planit, në fund të dhjetorit. E.ON, operatori i Isar 2 në shtetin jugperëndimor të Bavarisë, kishte thënë në shtator se do të ishte gati ta vazhdonte operimin pas një riparimi të valvulave të presionit.
Ministrja gjermane e mjedisit Steffi Lemke premtoi pas njoftimit të Scholz-it se Gjermania do t’i përmbahet zotimit për të dalë nga energjia bërthamore deri në fund të prillit 2023. Ndalimi i prodhimit të energjisë bërthamore në Gjermani filloi në vitin 2000 nën qeverinë e koalicionit SPD-Të Gjelbrit, asokohe nën drejtimin e kancelarit Schroeder.
Vite më vonë, pas katastrofës bërthamore të Fukushimës nën ish-kancelaren Angela Merkel të CDU-së konservatore, Gjermania vendosi të mbyllë centralet e saj bërthamore të mbetur. Por lufta ruse në Ukrainë e ka detyruar Gjermaninë të mbajë në punë centralet e mbetura që ende funksionojnë, përtej fundvitit 2022, afati i caktuar për mbylljen përfundimtare të tyre. Gjermanisë iu desh të ristrukturonte përzierjen e saj të energjisë për shkak të ndërprerjeve të furnizimeve me energji nga Rusia. DW
E . S / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.