Bursat europiane, në rënie me rreth 1% – Vëmendja rikthehet te inflacioni dhe ngadalësimi i ekonomisë
Tregjet europiane po qëndrojnë në rënie në sesionin e sotëm, për shkak se në vëmendje të investitorëve është rikthyer sërish shqetësimi për ngadalësimin e ekonomisë dhe inflacioni i lartë.
Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rënie me rreth 1%, ndërsa humbjet më të mëdha i realizon sektori i lëndëve të para, me rreth 2.4%. Edhe indekset kryesore në Azi e mbyllën ditën në rënie, ndërsa Wall Street ra me rreth 2%.
Investitorët janë të shqetësuar për kurbën në rritje të yield-it të obligacioneve 10-vjeçare amerikane, që u rrit në mbi 4%, niveli më i lartë që mnga viti 2010. Ndërkohë, banka Credit Suisse sugjeron se është koha që bota të futet në sektorin e hidrogjenit të pastër, i cili parashikohet të 4-fishohet, ndërsa prodhimi pritet të zgjerohet me rreth 40 herë deri në vitin 2030.
Investitorët janë të fokusuar edhe te zhvillimet që kanë të bëjnë me tensionet gjeopolitike, sidomos pas akuzave se tubacionet e gazit në Detin Balltik, që transportojnë gaz nga Rusia drejt Gjermanisë, mund të jenë sulmuar nën det.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.