Bursat europiane, në rritje të lehtë – Investitorët po ripozicionohen në tregje, pas një jave të paqëndrueshme
Tregjet europiane po shfaqen të qëndrueshme në sesionin e parë të javës, pas paqëndrueshmërisë së madhe në sesionet e kaluara. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rritje me rreth 0.2%, ndërsa fitimet më të mëdha i realizon sektori i udhëtimeve. Në rritje me rreth 1%.
Investitorët po ripoziciohohen në tregje, pas ndryshimeve drastike të politikave monetare nga bankat qëndrore më të mëdha në botë. Rezerva Federale në SHBA vendosi të rrisë normën bazë të interesit me 75 pikë bazë, rritja më e madhe që nga viti 1994. Gjithashtu, edhe Banka Kombëtare e Zvicrës surprizoi tregjet duke ndërmarrë rritjen e parë të interesave që nga viti 2007.
Në anën tjetër, Banka Qendrore Europiane zhvilloi një takim emergjent të mërkurën, ku vendosi të krijojë një mekanizëm të ri, i cili synon të parandalojë një fragmentarizim mes vendeve të Eurozonës, si pasojë e rritje së kostos së huamarrjes.
Gjithashtu, edhe shumica e tregjeve në rajonin e azi-paqësorit u mbyllën në rënie në sesionin e parë të javës. Përsa i përket të dhënave ekonomike në Europë, çmimet e prodhimit në Gjermani u rritën me 33.6%, me bazë vjetore gjatë majit, rritja më e madhe në histori.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.