Bursat europiane zgjerojnë fitimet – Mbështeten nga zgjedhja e Rishi Sunak si kryeministër i Britanisë
Tregjet europiane po qëndrojnë në rritje edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar fitimet e një dite më parë. Humori i investitorëve është përmirësuar ndjeshëm pasi Rezvera Federale mund të ngadalësjë hapin e rritjes së interesave, ndërsa është mirëpritur edhe zgjedhja e Rishi Sunak si kryeministër i Britanisë.
Në fokus të tregjeve do të jenë edhe fitimet tremujore të korporatave. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rritje me 0.5%, ndërsa në sesionin e kaluar fitoi rreth 1.7% të vlerës. Ndër kompanitë që pritet të publikojnë fitimet e tyre janë UBS, Novartis, SAP dhe Covestro.
Në Britaninë e Madhe, Rishi Sunak do të zëvëndësojë Liz Truss në postin e kryeministrit. Sunak do të përpiqet të zgjidhë situatën e krijuar së fundmi me tregjet financiare, dhe do të gjejë mënyrat për të mbështetur ekonominë. Edhe tregjet amerikane dhe ato aziatike janë mbyllur në rritje.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.