Çdo orë në këtë qytet themelohet një kompani e re – Në gjysmën e parë të vitit 2024, u themeluan 5170 kompani
Dorina Kurtaj / SCAN
Vjena tregon sërish frymën e saj sipërmarrëse dhe arrin vlerën më të lartë të ndërmarrjeve të reja të biznesit që nga fillimi i matjeve në 1993-shin.
Në gjysmën e parë të vitit 2024, në Vjenë u themeluan 5170 kompani, që paraqet një rritje prej 2.5 % krahasuar me një vit më parë. Kjo do të thotë se një kompani themelohet në Vjenë çdo orë, dhe një e katërta e të gjitha kompanive të sapothemeluara në Austri e kanë selinë e tyre në kryeqytet.
Sondazhet kanë treguar se menaxhimi fleksibël i kohës dhe jetës – 76% dhe transferimi i përgjegjësisë që ata tashmë mbajnë si punonjës të një punëdhënësi në biznesin e tyre – 69% janë gjithnjë e më të rëndësishme kur hapin një kompani, ndërsa ndër motivet kryesore të sipërmarrësve vjenezë është dëshira për të qenë shefi i vetes. Plot 71% prej tyre.
Ky trend nxjerr në pah qëndrueshmërinë e klimës së biznesit të Vjenës, e cila ofron mundësi të jashtëzakonshme për sipërmarrësit. Nëpërmjet investimeve të synuara për të rinjtë dhe mbështetjes gjithëpërfshirëse nga ‘Young Business’ në Vjenë, një organizatë që ofron burime, këshilla dhe mundësi rrjetesh për sipërmarrësit e rinj, qyteti ka kontribuar ndjeshëm në këtë rritje të fillimit të biznesit.
Sipas vlerësimeve aktuale, Vjena do të ketë rreth 9700 biznese të reja deri në fund të vitit. Kështu, ajo do të vendosë një tjetër rekord në krijimin e kompanive dhe do të theksojë rolin e saj si lider në sektorin e sipërmarrjes.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.