Çfarë po e shkakton rritjen e çmimit të bukës në Europë? Konfirmimi i EUROSTAT
Buka, një nga produktet kryesore ushqimore, kushton 18 % më shumë në vendet europiane sesa 1 vit më parë. Kjo certifikohet nga Eurostat, që e konsideron këtë rritje si ‘enorme’, duke e krahasuar me gushtin e vitit të kaluar kur çmimi kishte rënë me 3 % kundrejt 12 muajve paraardhës.
Arsyeja kryesore është lufta në Ukrainë, që ka shkaktuar një shtrenjtim të përgjithshëm të çmimit të energjisë. Furrat e bukës konsumojnë një sasi të madhe elektriciteti, çka bën që ato të paguajnë edhe më shumë për prodhimin e bukës.
Në këtë shtrenjtim kontribuon edhe rritja e çmimit të grurit për faktin se të dy vendet e përfshira në luftë janë eksportues të mëdhenj. Megjithatë, çmimi i grurit ka nisur të shënojë një rënie të lehtë që prej mujit qershor, çka do të thotë sde ndikimin më të madh në këtë rritje po e jep shtrenjtimi i energjisë elektrike.
Rekordi i shtrenjtimit mbahet nga Hungari ka rritja ka shkuar me 66 %, e ndjekur nga Lituania me 33 % më shumë në krahasim me 12 muaj më parë. Në këtë mënyrë, raporti i Eurostat konfirmon zyrtarisht trendin shqetësues të një rritje të papërballueshme të çmimeve të produkteve ushqimore.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.