Çmimet e larta në Maqedoninë e Veriut – Më shumë se 100 artikuj janë shtrenjtuar brenda 24 orësh
Çmimet e larta të produkteve ushqimore janë bërë të paarritshme për shumicën e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut. Ata shprehen se çdo ditë përballen me çmime të reja të artikujve nëpër markete. Sipas të dhënave të publikuara nga mediat në vend, brenda një 24 orësh janë shtrenjtuar të paktën 100 artikuj të ndryshëm në raftet e supermarketeve. Prodhimet e tjera si mishi apo solucione të ndryshme, janë dyfishuar.
Përfaqësuesit e rrjeteve të marketeve shprehen se çmimet vendosen nga prodhuesit dhe shpërndarësit. Nga ana tjetër qytetarët thonë se kanë humbur besimin në organet mbikëqyrëse për mbrojtjen e konsumatorit si dhe në institucionet kompetente për stabilitetin ekonomik. Për të përballuar inflacionin ata kërkojnë rritje të pagave
Çmimet janë shtrenjtuar më shumë për produktet ushqimore dhe fruta perime.
Analistët ekonomikë në vend shprehen se rritja e pagave do të ndikonte në mënyrë plotësuese në rritjen e vazhdueshme të çmimeve. Qytetarët do të shtonin kapacitetin e shpenzimit dhe kërkesa do të jetë më e lartë se oferta në treg; si rrjedhojë nevoja për furnizime me prodhime ushqimore do të rrisë çmimet.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.