Doganat rrisin të ardhurat në buxhet – Në korrik u arkëtuan 2,5 mld lekë më shumë se një vit më parë
Ada Hazizolli/SCAN
Administrata doganore ka regjistruar një rekord të ri në mbledhjen e të ardhurave përgjatë muajit korrik, pavarësisht ndikimit negativtë kursit të këmbimit.
Sipas të dhënave të publikuara nga kjo administratë, në muajin e shtatë të vitit u arkëtuan 21,3 miliardë lekë, ose rreth 105% e planit të të ardhurave.
Krahasuar me muajin korrik 2023 janë realizuar rreth 2,5 mld lekë, ose 25 milionë euro më shumë.
Një rekord i veçantë kanë qenë zhdoganimet e mallrave të akcizës ku karburantet kanë arritur në sasinë 67,200 ton ose rreth 6,000 ton më shumë se në Korrik 2023, cigare rreth 300 ton ose rreth 20 ton më shumë se muaji Korrik 2023, kafe rreth 700 ton ose 20 ton më shumë se në Korrik 2023 dhe birrë 12,800 ton ose rreth 1,500 ton më shumë se në Korrik 2023.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.