Dollari bie nga ‘podiumi’ ndërsa monedha europiane rikuperon pikë!
Dollari amerikan Ka regjistruar rënie të kuotës pas rritjes së ndjeshme që ka pasur gjatë gjithë kësaj periudhe teksa është blerë sot me 117.7 lekë dhe është shitur me 119 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europiane sakaq ka shënuar rritje të vlerës pas një kohe relativisht konstante kur nuk ka pasur luhatje të ndjeshme të vlerës duke u blerë këtë mëngjes me 116.4 lekë dhe duke u shitur me 117 lekë.
Paundi britanik ka pasur një rritje të ndjeshme të kuotës mëngjesin e kësaj të marte pasi në raport me ditën e djeshme është blerë sot me 133 lekë dhe është shitur me 135. Lekë.
Referuar tregut të brendshëm valutor Franga zvicerane ka pasur një zhvlerësim ë raport me monedhën vendase duke u blerë këtë të martë me 118.5 lekë dhe duke u shitur me 120 klekë në raport me dje.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.