Emigrim masiv i fuqisë punëtore – Antonela Hako: Bizneset e shohin si kosto, shteti duhet të ndërhyjë
Emigrimi i fuqisë punëtore po kthehet një ndër kostot kryesore të bizneseve shqiptare aktualisht.
Në një intervistë për SCAN TV, Antonela Hako, Presidente e Dhomës Ekonomike të Gruas në Shqipëri, shprehet se përpos kostove të tjera në rritje në siç është çmimi i energjisë elektrike për tatimpaguesit e mëdhenj, sipërmarrjet po përballen çdo ditë me mungesë të punonjësve, të cilët lënë vendin për të shkuar drejt tregut europian.
Sipas Hakos, kjo “hemoragji” e fuqisë punëtore nuk mund të ndalet vetëm nga bizneset, por duhet një ndërhyrje e fortë e qeverisë.
Shqetësimi i mungesës së punonjësve duket se tashmë po kthehet një problem në të gjithë sektorët e ekonomisë, të cilët kërkojnë vëmendje të shtuar në këtë drejtim.
Elisabeta Dosku / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.