Bursat europiane i rikthehen fitimeve – Në fokus të investitorëve, fitimet tremujore të korporatave
Tregjet europiane po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm, duke rikuperuar një pjesë të humbjeve të ditëve të fundit. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rritje me rreth 1.6%, ndërsa sektori i udhëtimeve realizon fitimet më të mëdha.
Edhe tregjet aziatike dhe ato amerikane janë mbyllur në rritje, duke realizuar fitimet më të mëdha ditore që nga 24 qershori. Në fokus të tregjeve janë edhe fitimet tremujore të korporatave.
Aksionet e kompanisë britanike, Greggs, u rritën me mbi 5%, pasi raportoi rritje të shitjeve në tremujorin e tretë të vitit, pavarësisht rënies së kostos së jetesës për britanikët dhe rënies së besimit konsumator.
Analistët parashikojnë se mesatarisht fitimet e kompanive të listuara në indeksin S&P 500 do të jenë rritur me rreth 6%, krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë dhe me rreth 18%, krahasuar me tremujorin e dytë të këtij viti.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.