Rusi, rritet kërkesa për makina elektrike kineze/ Mungesa e karburantit nxit rritjen, sfidë rrjeti i

Shitësit e makinave në Moskë po përpiqet të përballojë kërkesën për automjete të reja elektrike nga Kina. Qytetarët kërkojnë të shmangin krizën e karburantit që ka çuar në radhë të gjata dhe çmime në rritje në pjesën më të madhe të Rusisë. Përshkallëzimi i sulmeve ukrainase ndaj infrastrukturës energjetike ruse ka pakësuar furnizimet me benzinë dhe naftë në javët e fundit, duke shkaktuar kufizime në shumicën e rajoneve.
Distancat e gjera të Rusisë, klima e ashpër dhe rrjeti i kufizuar i karikimit kanë frenuar rritjen e tregut të saj të automjeteve elektrike. Por sfidat në rritje të karburantit po i shtyjnë disa shoferë të bëjnë kalimin në këtë treg.
EN Cars, e cila është e specializuar në markat kineze, shet dy deri në tre automjete elektrike në ditë, krahasuar me dy deri në tre në muaj vetëm pak javë më parë, tha themeluesi i kompanisë Yevgeniy Zabelin. "Që kur situata e karburantit u ndërlikua, kërkesa është rritur shumë herë", tha ai, duke shtuar se interesi po rritej si për modelet me buxhet ashtu edhe për ato premium.
Vëllimet e shitjeve të automjeteve elektrike dhe hibrideve po rriten, por mbeten të ulëta, sepse prodhuesit dhe importuesit nuk ishin të gatshëm për krizën e benzinës dhe nuk kishin sasi të mjaftueshme, thotë Sergei Udalov, drejtor ekzekutiv i agjencisë Autostat. Por ai tha se nëse kriza vazhdon, shitjet do të shohin një rritje të ndjeshme në të ardhmen e afërt dhe Kina do të jetë përfituesja kryesore.
Me çmimet e karburantit që u rritën me më shumë se 12% nga viti në vit midis janarit dhe majit, kërkesa për automjete elektrike ishte tashmë në rritje. Sipas Autostat, markat më të shitura të automjeteve elektrike dhe hibride në Rusi janë ato të prodhuesve kinezë Geely, Dongfeng, GAC dhe Chery. Modeli kryesor rus i automjeteve elektrike është Evolute, i cili prodhohet nga komplete montimi të furnizuara po nga Kina.
Rreth 24,600 hibride të reja u shitën në pesë muajt e parë të vitit, duke shënuar një rritje prej 125% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa shitja e makinave të reja plotësisht elektrike u rrit me 19%.
Samiti Ankarasë, NATO marrëveshje miliardash/ Udhëheqësit kërkojnë zbutjen e tensioneve me Trump
Udhëheqësit e NATO-s mblidhen javën e ardhshme në Ankara, ku evropianët synojnë të lënë mënjanë mosmarrëveshjet me Presidentin e SHBA-së Donald Trump për......
Lagarde nuk e përjashton largimin e parakohshëm Presidentja e BQE mund të kandidojë për presidencën e Francës
Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, tha se ekziston mundësia që ajo të largohej para se të mbaronte mandati i saj në fund të vitit......
Projektbuxheti gjerman, mbi 203 miliardë euro huamarrje/ Shpenzimet e mbrojtjes rriten në 109.8 miliardë euro në 2027
Gjermania planifikon të rrisë huamarrjen për vitin 2027 në më shumë se 203 miliardë euro, sipas draftit të buxhetit, një rritje më e madhe se sa ishte......
Presidenca e Irlandës në BE: Ekonomia dhe Ukraina në fokus/ Priten negociata shumë të vështira për buxhetin europian trilionësh
Për herë të tetë që nga anëtarësimi në vitin 1973, Irlanda mori që nga 1 korriku Presidencën e radhës së Këshillit të Bashkimit Evropian. Kryeministri......
A e sigurojnë shqiptarët shtëpinë? AMF: Rriten primet dhe pagesat e dëmeve, megjithatë sigurimi vullnetar mbetet ende i ulët
Në Shqipëri, sigurimi vazhdon të mbetet më shumë një detyrim sesa një zgjedhje e ndërgjegjshme, megjithëse hifrat tregojnë një rritje të lehtë të primeve të......
Shqipëria, ofertë turistike elitare? Civici: Duhet qëndrueshmëri, sektori i lidhur me rreth 40 profesione
Shqipëria renditet një nga vendet që varet më shumë nga turizmi për ecurinë e ekonomisë. Edhe pse në një fazë tranzicioni të shpejtë, duke kaluar nga turizmi......
Si ndryshoi prodhimi bujqësor? Rritje për të njomat dhe bostanoret, rënie për perimet e thata
Prodhimi i perimeve në Shqipëri vijon të ndryshojë nga viti në vit, duke reflektuar zhvillimet në sektorin bujqësor dhe duke ndikuar drejtpërdrejt në......
Ndryshojnë kriteret e pranimit në universitete/ Për programet e mësuesisë, nota mesatare nga 7-7.5
Kriteri i notës mesatare për pranimin në universitet do të pësojë ndryshime, kryesisht për programet e studimit që lidhen me mësuesinë. Këshilli i......



