Shqipëria Postuar më 12 Qershor 2026, 10:40

Banka e Zhvillimit, pika e mbështetjes së Strategjisë Industriale - Financimi i industrisë mbetet sfida më e madhe për zhvillimin sektorial

Nga Diamila Leka

Banka e Zhvillimit, pika e mbështetjes së Strategjisë
Bizneset prodhuese shqiptare vijojnë të përballen me vështirësi në aksesin në financim. Strategjia Kombëtare Industriale 2026–2030 evidenton se sistemi bankar mbetet i orientuar kryesisht drejt sektorëve me risk më të ulët, ndërsa investimet në industri, teknologji dhe prodhim mbeten të nënfinancuara.

Sipas dokumentit, industria përpunuese përthith rreth 10.6% të stokut të kredisë, ndërsa tregtia dominon me 26% të stokut dhe 37% të kredisë së re. Kjo tregon se bankat vijojnë të preferojnë sektorë me qarkullim më të shpejtë dhe risk më të ulët të perceptuar.

Për të adresuar këtë boshllëk, strategjia parashikon krijimin e një mekanizmi të qëndrueshëm financimi për investimet prodhuese, përfshirë dritare të dedikuara për modernizim, digjitalizim dhe efiçiencë energjetike. Një rol i veçantë pritet të ketë Banka Shqiptare e Zhvillimit, e cila përmendet si instrument për mbështetjen e sektorëve prodhues dhe ndërmarrjeve të vogla e të mesme.

Qëllimi është që bizneset të kenë më shumë mundësi për kredi, garanci dhe ndarje risku, duke ulur barrën e kolateralit dhe koston e huamarrjes. Për industrinë shqiptare, financimi mbetet hallka që do të përcaktojë nëse strategjia do të mbetet në letër apo do të kthehet në investime reale.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat