Bashkitë, mbi 300 euro shpenzime për banor - Si kanë ndryshuar të ardhurat dhe shpërndarja e tyre në dekadën e fundit

Në një dekadë të ardhurat e bashkive për banor kanë shënuar rritje të ndjeshme dhe përmirësim strukturor.
Referuar raportit të Financave Vendore 2025, në periudhën 2015–2025, transferta e pakushtëzuar për banor është rritur me rreth 203%, duke garantuar stabilitet financiar dhe mbështetje për njësitë e vetëqeverisjes vendore.
Ndërkohë, të ardhurat vendore për banor janë rritur me rreth 395%, duke reflektuar forcim të autonomisë fiskale dhe përmirësim të administrimit të të ardhurave.
Konkretisht nga transferta e pakushtëzuar e cila shkon për përmbushjen e shërbimeve kryesore qytetarët nga 2829 lekë/banor në vitin 2015, në 2025 të ardhurat kanë arritur në 8567 lekë/banor.
Ndërsa të ardhurat që gjenerojnë bashkitë për banor kanë ndryshuar nga 2684 lekë në 2015, në 13.292 lekë në 2025-ën.
Nga ana tjetër, edhe shpenzimet vendore për banor rezultojnë të jenë rritur me 285% përgjatë periudhës 2015-2025, në përputhje me zgjerimin e funksioneve dhe shërbimeve vendore.
Konkretisht, nga 7418 lekë që regjistroheshin në vitin 2015, shpenzimet mesatare vendore për banor kanë arritur në 30.128 lekë/banor.
Sipas raportit, në tërësi, këto zhvillime dëshmojnë një konsolidim progresiv të financave vendore, duke krijuar kushte më të favorshme për planifikim buxhetor afatmesëm, menaxhim financiar më efecient dhe përfshirje më të qëndrueshme në financimin e projekteve zhvillimore.
Reforma administrativo - territoriale është shoqëruar me një rritje të konsiderueshme të buxhetit vendor. Konkretisht, në vitin 2015 buxheti vendor ka qenë në vlerën 34 miliardë lekë, në vitin 2025 në shumën 92.4 miliard lekë (ku përfshihen edhe shpenzimet e borxhit vendor. Kjo përfaqëson rritje rreth 3 herë të buxhetit vendor gjatë një dekade. Ndërkohë në raport me Produktin e Brendshëm Bruto, buxheti vendor në vitin 2015 zinte 2.4% të PBB-së, në vitin 2025 arriti në 3.5% të PBB-së dhe së bashku me transfertat e kushtëzuara në 5% të PBB-së.
Buxheti vendor përveç se ndikon në jetën e qytetarëve është edhe një motor i rëndësishëm i ekonomisë ku kontributi i tij si në mirëqenien e qytetarëve po ashtu edhe në produktin e brendshëm bruto është një e dhënë thelbësore për ekonominë e vendit. Ky kontribut është i formave të ndryshme dhe kjo lidhet kryesisht me ndikimin e investimeve në infratrukturën dhe cilësinë e jetës apo pagat e punonjësve që ndikojnë në rritjen e drejtpërdrejtë të konsumit.
Java nis pozitivisht për valutat kryesore – Forcohen Dollari, Franga dhe Paundi
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë pozitivisht duke regjistruar kështu një rritje të lehtë të kuotës gjatë fundjavës duke u blerë mëngjesin e sotëm me......
Lidhja e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbrit - ARRSH hap tenderin, rikonstruksion i plotë për rrugën “Myslym Keta”
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur hapjen e tenderit për ndërtimin dhe rikonstruksionin e rrugës lidhëse të Unazës Verilindore me Rrugën e Arbrit. Fondi......
AAPSK rriti me 31.7% të ardhurat nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara në gjysmën e parë të vitit 2026
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) vijon të shënojë rezultate pozitive në administrimin e aseteve të sekuestruara......
Nafta rritet përkohësisht në 90 USD për fuçi - Irani zotohet se “asnjë pikë naftë” nuk do të kalojë nëpër Hormuz
Tregu i naftës vijon të karakterizohet nga paqendrueshmëria, për shkak se konflikti mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara ka rritur shqetësimet për......
Shqipëria, mes shteteve me rritjen më të lartë të trafikut ajror/ 30.2% më shumë fluturime komerciale krahasuar me një vit më parë
Fluturimet komerciale në Shqipëri vijuan rritjen me ritme të larta edhe gjatë muajit qershor, duke e renditur vendin ndër performuesit më të mirë në Europë.......
Si ndryshuan eksportet në gjysmën e parë të vitit? Mineralet, metalet dhe makineritë kompensojnë rënien e tekstileve
Eksportet shqiptare e mbyllën gjashtëmujorin e parë të vitit me rritje, por zgjerimi vazhdon të mbështetet te një numër i kufizuar grupesh mallrash.......
Konsumi rritet me 89 milionë euro/ 6-mujori, buxheti arkëtoi 443 milionë euro nga TVSH e brendshme
Gjysma e parë e vitit është mbyllur me një rritje të ndjeshme të konsumit në vend. Qytetarët shqiptarë por edhe turistët e huaj kanë shfaqur tendencën për të......
FIFA, 15 mld dollarë nga Kupa e Botës - Të ardhura rekord që tejkalojnë pritshmëritë
FIFA do të njoftojë një rekord prej 15 miliardë dollarë të ardhura nga Kupa e Botës, duke tejkaluar ndjeshëm objektivat e vendosura para turneut. Fillimisht,......

