Shqipëria Postuar më 1 Korrik 2026, 17:47

Bonusi i verës ka nisur të shpërndahet, Ibrahimaj: Mbi 33 mijë e tërhoqën që ditën e parë

Nga SCAN TV

Bonusi i verës ka nisur të shpërndahet, Ibrahimaj: Mbi 33

Më shumë se 33 mijë pensionistë e kanë tërhequr bonusin e verës që ditën e parë të shpërndarjes. Shifrën e ka publikuar në rrjetet e saj sociale ministrja e ekonomisë Delina Ibrahimaj.  

“Deri në orën 16:00 të ditës së parë të shpërndarjes, 33119 pensionistë kanë tërhequr bonusin e verës prej 5,000 lekësh.

Bonusi po shpërndahet së bashku me pagesën e pensionit dhe do të përfitohet nga 777,200 pensionistë dhe përfitues të skemave të pensioneve dhe trajtimeve të veçanta financiare.

Ky është bonusi i parë i akorduar në mesin e vitit, si pjesë e angazhimit për të mbështetur pensionistët dhe për të ndarë përfitimet e rritjes ekonomike me qytetarët”, shkruan Ibrahimaj në statusin e saj.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat