Shqipëria Postuar më 13 Korrik 2026, 13:03

Emergjencat shëndetësore gjatë udhëtimeve - Hajdarmataj: Polica e sigurimit, domosdoshmëri

Nga Fabjona Pasho

Emergjencat shëndetësore gjatë udhëtimeve - Hajdarmataj:

Një problem shëndetësor gjatë udhëtimit mund të kthehet jo vetëm në një situatë të vështirë, por edhe në një faturë të papërballueshme.

Vizitat mjekësore, ndërhyrjet, shtrimi në spital apo transporti i specializuar mund të kushtojnë mijëra euro, veçanërisht jashtë vendit.

Sekretarja e Përgjithshme e Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë, Mimoza Hajdarmataj, thekson se polica e sigurimit është një garanci e rëndësishme për të shmangur kostot e papritura që mund të lindin gjatë udhëtimit.

Sipas Hajdarmatajt, çmimi i një police sigurimi për udhëtimet është relativisht i ulët, krahasuar me mbulimin financiar dhe shërbimet që ajo ofron në rast të një problemi shëndetësor.

Hajdarmataj thotë se qytetarët shqiptarë, ndryshe nga ata europianë nuk e shohin si të rëndësishme pajisjen me një policë sigurimi dhe duhet të ndërgjegjësohen.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat