Çfarë janë dëftesat tregtare bujqësore? - Guri: Mund të vendoset kolateral produkti i magazinuar ose në proces

Fermerët do të mund të përdorin produktet bujqësore, ende të pakorrura ose të magazinuara, si kolateral për të marrë financim.
Projektligji për dëftesat tregtare mbi produktet bujqësore u shqyrtua në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, ku zëvendësministri i Bujqësisë, Fatmir Guri, sqaroi se nisma synon të formalizojë marrëdhëniet që sot ekzistojnë në praktikë mes fermerëve dhe subjekteve që i financojnë apo i mbështesin ata. Dëftesa tregtare pritet të lëshohet online përmes e-Albania, të regjistrohet elektronikisht dhe të ketë fuqinë e titullit ekzekutiv.
“Ligji parashikon dy instrumente kryesore. I pari është dëftesa tregtare mbi produktin bujqësor të ardhshëm. Kjo lidhet me momentin kur produkti ende nuk është korrur apo prodhuar, por ekziston një çmim real i prodhimit. Fermeri mund të përdorë produktin që pritet të realizohet si bazë për një financim, për të marrë inpute apo mbështetje tjetër ekonomike.
Instrumenti i dytë lidhet me produktet bujqësore të magazinuara. Në këtë rast, produkti i prodhuar dhe i depozituar në magazinë mund të përdoret si kolateral për financim, duke i dhënë fermerit më shumë mundësi të mos e shesë menjëherë prodhimin, sidomos në periudha kur tregu nuk ofron çmim të favorshëm,” tha Guri.
Ndërkaq, në komision u shqyrtua edhe projektligji për ratifikimin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Gjermanisë për bashkëpunim teknik 2025. Zëvendësministrja e Bujqësisë, Tana Kika, u ndal te modernizimi i kontrollit zyrtar, forcimi i kapaciteteve laboratorike dhe ngritja e sistemeve të inspektimit mbi bazë risku.
“Do të modernizohen procedurat e kontrollit zyrtar, do të forcohen kapacitetet laboratorike, do të zhvillohen sisteme moderne të inspektimit të bazuara në analizën e rrezikut. Do të trajnohen inspektorë, veterinerë, specialistë të laboratorit, administrata publike sipas praktikave më të mira të vendeve anëtare. Një nga projektet më të rëndësishme është investimi infrastrukturor i mbështetur nga Banka Botërore, që parashikon ndërtimin e shtatë laboratorëve. Njëri prej tyre do të jetë në qarkun e Fierit dhe do të pajiset sipas standardeve europiane, përfshirë edhe kontrollin e pesticideve”, tha Kika.
Të dyja nismat lidhen me përpjekjet për të forcuar sektorin bujqësor, nga njëra anë përmes aksesit më të lehtë në financim për fermerët dhe nga ana tjetër përmes rritjes së sigurisë ushqimore dhe përafrimit me standardet europiane.
Afati i fundit për fermerët/ AZHBR: Sot mbyllen aplikimet në Skemën Kombëtare
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) bëri të ditur se sot është dita e fundit për aplikimet në Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2026,......
Malaj: Paketa prej mbi 14 miliardë lekësh për të mbështetur fermerët dhe investimet në bujqësi
Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi se qeveria vijon të mbështesë fermerët, prodhimin vendas dhe zhvillimin e ekonomisë rurale përmes një pakete......
Bizneset ende hasin vështirësi për financim - OECD: Shqipëria përmirëson lehtë rezultatin, por mbetet nën mesataren e rajonit
Aksesi i bizneseve të vogla dhe të mesme në financim në Shqipëri ka shënuar një përmirësim të lehtë, por vendi vijon të mbetet nën mesataren e vendeve të......
Ibrahimaj: Bizneset shqiptare do të mbështeten për t’u përgatitur për tregun unik europian
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, prezantoi sot programin kombëtar për përgatitjen e biznesit për Integrimin në Bashkimin Europian,......
Rama prezanton programin për bizneset: Mbështetje financiare dhe asistencë për integrimin në tregun e BE-së
Kryeministri Edi Rama prezantoi sot programin kombëtar për përgatitjen e biznesit për integrimin në Bashkimin Evropian, duke theksuar se qeveria do të......
Makinat vijnë nga Britania, veshjet shkojnë drejt saj/ Shkëmbimet tregtare mes vendeve vijuan të mbështeten në disa kategori kryesore
Tregtia mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar vijoi të zgjerohet gjatë vitit 2025, me rritje të ndjeshme në disa kategori kryesore produktesh. Të dhënat......
Rregulla të reja për financat e shtetit - Projektligji për kontabilitetin publik ndryshon raportimin financiar të institucioneve
Raportimi financiar i të gjitha institucioneve publike pritet të ndryshojë rrënjësisht. Pasqyrat financiare do të hartohen sipas standardeve ndërkombëtare,......
Resortet dhe strukturat turistike në lupën e Inspektoratit të Punës - Muçaj: Turizmi prioritet, shtohen kontrolle në muajt Korrik dhe Gusht
Sezoni turistik ka vënë në lëvizje edhe strukturat e Inspektoratit Shtetëror të Punës. Me një urdhër të posaçëm, të firmosur nga Kryeinspektori Eljo Muçaj,......



