Shqipëria Postuar më 23 Qershor 2026, 11:42

Fuqia punëtore, sfida e 10-vjeçarit të ardhshëm - Dhoma Amerikane e Tregtisë prezanton indeksin e biznesit për vitin 2025

Nga Elisabeta Dosku

Fuqia punëtore, sfida e 10-vjeçarit të ardhshëm - Dhoma

Gjetja e stafit të kualifikuar për bizneset në Shqipëri, është sfida kryesore e 10-vjeçarit të ardhshëm. Dhoma Amerikane e Tregtisë ka prezantuar për të 14-in vit radhazi indeksin e biznesit,  i cili për vitin 2025 ka zbritur me 6.13 pikë duke arritur një shifër totale pikësh prej 40.34 nga 100.

Përpos fuqisë punëtore, shqetësimet kryesore të biznesit vijojnë të mbeten monopolet, burokracia, klima politike, ndërkohë që ka tregues që kanë pasur përmirësim të dukshëm në raport me një vit më parë.

“Ka disa tregues që janë përmirësuar siç është furnizimi me energji elektrike, kërkesa për mallra dhe shërbime në eksport, marrëdhëniet ,e autoritetet doganore, ndryshimet në investime, punësimi, etj”, tha Neritan Mullaj, Drejtor Ekzekutiv i Dhomës Amerikane të Tregtisë.

Biznesi kërkon nga qeveria ndërhyrje në 7 shtylla kryesore me qëllim përmirësimin e klimës për sipërmarrjet.

“Forcimi i klimës së investimeve dhe kornizës rregullatore, forcimi i masave antikorruposion dhe rritja e transparencës, zbatimi i konsultimeve publike efektive, zbatimi i një sistemi tatimor modern për rritjen e konkurrueshmërisë dhe tërheqjen e investimeve, zbatimi i një industri turistike dhe të qëndrueshme”.

Indeksi i Biznesit të Dhomës Amerikane të Tregtisë pasqyron, përmes një rezultati të vetëm të përbërë, perceptimin e anëtarëve të AmCham mbi mjedisin e biznesit në Shqipëri. Indeksi llogaritet bazuar në rezultatet e një grupi fiks prej 25 pyetjesh të anketës.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat