Shqipëria Postuar më 23 Qershor 2026, 10:30

Rritje e përgjithshme në tregun valutor – Forcohen monedhat e huaja

Nga Edel Strazimiri

Rritje e përgjithshme në tregun valutor – Forcohen monedhat e

Dollari amerikan ka regjistruar sërish rritje të vlerës edhe këtë të martë pasi krahasuar me një ditë më parë është blerë këtë mëngjes me 81.8 lekë dhe është shitur me 83 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane ndërkaq vijon edhe mëngjesin e sotëm të mos shënojë luhatje të konsiderueshme të kuotës teksa është blerë me 93.8 lekë dhe është shitur me 94.6 lekë krahasuar me ditën që lamë pas.

Franga zvicerane sakaq ka pasur rritje të vlerës mëngjesin e kësaj të marte teksa është blerë me 101.2 lekë dhe është shitur me 102.2 lekë krahasuar me ditën e hënë referuar tregut të brendshëm valutor.

Paundi britanik gjithashtu e ka nisur ditën pozitivisht duke fituar pikë nga dita e djeshme teksa është blerë këtë mëngjes me 108.2 lekë dhe është shitur me 109.3 lekë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat