Europa Postuar më 23 Qershor 2026, 10:11

Nxehtësia mund të shkaktojë ndërprerje të energjisë - Cilat vende janë më të ekspozuara në Evropë?

Nga Dorian Koça

Nxehtësia mund të shkaktojë ndërprerje të

Rrjeti energjetik i Evropës po vihet në provë, ndërsa kontinenti po përjeton valën e tretë të të nxehtit të vitit. Parashikuesit e motit paralajmërojnë se temperaturat mund të arrijnë 43°C në Mesdhe këtë javë, ndërsa Evropa Perëndimore përgatitet për nxehtësi që mund të thyejë rekord .

Evropa shpesh përjeton një rritje të përdorimit të energjisë elektrike gjatë valëve të të nxehtit për shkak të një kërkese në rritje për ftohje. Në fakt, ftohja e hapësirave, e cila përbëhet kryesisht nga njësitë e ajrit të kondicionuar (AC) dhe ventilatorët, konsumoi rreth shtatë përqind të energjisë elektrike në botë në vitin 2022.

Uebsajti i krahasimit të çmimeve Compare the Market ka analizuar 85 vende, që përfaqësojnë rreth 90 përqind të konsumit global të energjisë elektrike, për të kuptuar se si ndryshon kërkesa gjatë muajve me temperatura ekstreme. Studimi krahasoi kërkesën gjatë 10 përqindëshit të muajve më të nxehtë në secilin vend me kërkesën gjatë muajve me temperaturë normale.

Studiuesit zbuluan se Greqia renditej e para në nivel global, me kërkesën për energji elektrike që u rrit me 38.62 për qind gjatë periudhave të nxehtësisë ekstreme. Kjo barazohet me 143.08 kWh shtesë për person në muaj me nxehtësi ekstreme. Mali i Zi u rendit i dyti, me kërkesën në rritje prej 22.49 përqind, i ndjekur nga Turqia (21.91 përqind), Kroacia (17.76 përqind), Italia (14.22 përqind) dhe Spanja (8.86 përqind).

Kur kërkesa e përgjithshme për energji elektrike tejkalon kapacitetin e gjenerimit në dispozicion ose kufijtë fizikë të rrjetit elektrik, kjo mund të shkaktojë rënie të frekuencës elektrike të sistemit - duke shkaktuar një ndërprerje të energjisë.

Duke përdorur të dhënat e ndërprerjeve të disponueshme për pesë vitet më të fundit, Compare the Market analizoi gjithashtu kohëzgjatjen mesatare dhe koston e vlerësuar të ndërprerjeve të energjisë elektrike për familjet në vendet e përzgjedhura. Ndër vendet evropiane të analizuara, Hungaria regjistroi kohëzgjatjen mesatare më të gjatë të ndërprerjeve, me 2.92 orë në vit, e ndjekur nga Sllovenia me 2.16 orë dhe Greqia me 1.63 orë.

Ndërprerjet e energjisë elektrike në Itali vlerësohet se u kushtojnë familjeve rreth 154.7 milionë euro në vit, e ndjekur nga Polonia me 152.1 milionë euro. Megjithatë, prodhimi rekord i energjisë diellore në BE ndihmoi në mbajtjen e furnizimit me energji të qëndrueshëm mes rritjes së kërkesës.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat