Cila do të jetë sfida e bizneseve për në BE? Bajraktari: Tregu europian kërkon cilësi të qëndrueshme, jo vetëm certifikata
Anëtarësimi në Bashkimin Europian do t’u hapë bizneseve shqiptare akses në një treg me qindra milionë konsumatorë, por do t’i vendosë ato përballë kërkesave më të larta për cilësinë, sigurinë dhe gjurmueshmërinë e produkteve. Por cilat do të jetë sfida e bizneseve shqiptare në tregun europian?
“Mendoj që është standardi, konkurrencën është në treg. Kur futesh në një supermarket, sheh që ke produkte nga e gjithë Europa. Pra produktet lokale, janë aktualisht duke konkuruar me produktet europiane. Por ajo që mendoj se është ndër më të rëndësishmet, janë standardet. Janë procedurat, një biznes shqiptar duhet të dij të vendos standarde, procedura, procese, të dij sesi të ketë një ambient të përshtatshëm sepse klienti europian do të dijë çdo gjë,” u shpreh Aneida Bajraktari, Konsulente Biznesi.
Për të hyrë dhe qëndruar në tregun e përbashkët, bizneset shqiptare duhet të dokumentojnë të gjithë ciklin e prodhimit, nga origjina e lëndës së parë dhe kushtet e përpunimit, deri te transporti dhe dorëzimi te konsumatori.
“Ajo që neve na ndryshon, dhe që do jetë një nga sifdat më të mëdhaja do jenë standardet. Një klient europian do të dijë çdo gjë përsa i përket produktit, pra zinxhirin e gjurmueshmërisë, si është transportuar, ku është prodhuar ky lloj produkti, si trajtohen ankesat e klientëve ndaj një produkti, dhe besoj kjo është një nga sfidat më të mëdhaja, dhe nuk është vetëm të kesh një certifikatë. Duhet të kemi sisteme, procese që produkti të ketë të njëjtën cilësi sa herë shkon te konsumatori. Një klient europian do të ketë në mënyrë të vazhdueshme produkte apo shërbime lokale, nëse ata vendosin që të kenë një kontratë dhe një biznes shqiptar. Bizneset duhet të kuptojnë që nuk është vetëm një certifikatë që ata duan të marrin, iso, ose certifikime të tjera, por është një mendësi, mënyra sesi e mban produktin, makineritë etj,” sqaroi Bajraktari.
Përshtatja me standardet europiane kërkon investime në teknologji, staf të kualifikuar dhe sisteme të brendshme kontrolli. Për sipërmarrjet shqiptare, certifikimi do të jetë vetëm hapi i parë, ndërsa sfida kryesore do të jetë zbatimi i standardeve në praktikën e përditshme dhe garantimi i një cilësie të qëndrueshme.
Sa birrë prodhon Shqipëria në vit? Renditemi në vend të 110-të në botë me mbi 75 milionë litra
Shqipëria prodhoi rreth 75.3 milionë litra birrë gjatë vitit 2024, duke u renditur në vendin e 110-të në botë sipas raportit më të fundit për vitin......
Kuvendi, 11 rekomandime për BSH - Fokus tek përshtatja me acquis europian dhe siguria kibernetike
Kuvendi i ka bërë 11 rekomandime Bankës së Shqipërisë, për t’u plotësuar gjatë vitit 2026. Kryetarja e Komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave,......
Sa kushton teknologjia në Shqipëri? Indeksi i Eurostat tregon një treg me kosto më të ulët se mesatarja europiane
Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2025, niveli i çmimeve për kategorinë Software në Shqipëri rezulton më i ulët se mesatarja e Bashkimit Europian.......
Rama në Paris me ftesë të Macron, në fokus partneriteti strategjik dhe integrimi europian
Kryeministri Edi Rama zhvillon sot një vizitë zyrtare në Paris, ku do të pritet nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin Élysée, në kuadër të......
Mbi 32 mijë aplikime për fondet në bujqësi - Afati deri më 26 Qershor, 52 milionë euro në dispozicion
Afro 32.300 fermerë kanë aplikuar deri më tani për të përfituar nga skemat e mbështetjes në bujqësi për vitin 2026, për të cilat fondi në total i vendosur në......
Dorëhiqet kryeministri britanik, Keir Starmer - Largohet edhe nga drejtimi i Partisë Laburiste
Keir Starmer, ka dhënë dorëheqjen nga posti i Kryeministrit të Britanisë, si dhe nga drejtimi i Partisë Laburiste. Një kryeministër i ri do të jetë në detyrë......
Tirana tërheq turistët edhe nga apartamentet me qira ditore/ Gati 67% e pronave janë aktive pothuajse gjatë gjithë vitit
Tirana po përjeton një zgjerim të fortë të tregut të akomodimeve afatshkurtra, me mijëra apartamente që tashmë janë pjesë e ofertës turistike online. Në këtë......
Gati tenderi për hyrjen veriore të Tiranës - 138.6 mln lekë për lidhjen direkte të autostradave të veriut me unazën e re
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë gati tenderin për studimin dhe projektimin e hyrjes veriore të Tiranës, një projekt që synon të krijojë një lidhje të......



