Shqipëria Postuar më 13 Korrik 2026, 10:49

Java nis pozitivisht për Dollarin amerikan – Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Nga Edel Strazimiri

Java nis pozitivisht për Dollarin amerikan – Sa këmbehen sot

Dollari amerikan e ka nisur këtë javë pozitivisht duke fituar pikë gjatë fundjavës teksa është blerë mëngjesin e sotëm në raport me javën që lamë pas me 81.6 lekë dhe është shitur me 82.6 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane ndërkaq nuk ka pasur luhatje të konsiderueshme të kuotës gjatë këtyre ditëve pasi është blerë mëngjesin e kësaj të hëne me 93.3 lekë dhe është shitur me 94.1 lekë krahasuar me javën e shkuar.

Franga zvicerane sakaq ka pasur luhatje të vlerës duke u karakterizuar nga një paqëndrueshmëri në raport me një javë më parë duke u blerë këtë mëngjes me 100.7 lekë dhe duke u shitur me 101.9 lekë.

Referuar tregut të brendshëm valutor Paundi britanik e ka nisur këtë javë në kuota konstante duke u blerë këtë të hënë me 109 lekë dhe duke u shitur me 110.1 lekë krahasuar me javën e shkuar.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat