Shqipëria Postuar më 4 Qershor 2026, 13:25

Karburantet, ja çmimet e reja të miratuara nga Bordi i Transparencës

Nga Edel Strazimiri

Karburantet, ja çmimet e reja të miratuara nga Bordi i

Bordi i Transparencës ka miratuar çmimet e reja të karburanteve në vend, duke vendosur ulje të mëtejshme për naftën dhe benzinën.

Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e datës 4 qershor, çmimi maksimal i shitjes me pakicë për gazoilin e standardit SSH EN 590 do të jetë 195 lekë/litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë 183 lekë/litër.

Ndërkohë, për benzinën, çmimi maksimal i shitjes me pakicë është përcaktuar 175 lekë/litër, ndërsa ai me shumicë 163 lekë/litër.

Çmimet e reja kanë hyrë në fuqi sot, më 4 qershor, në orën 15:30 dhe do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës, ku do të reflektohen zhvillimet më të fundit në tregjet ndërkombëtare të hidrokarbureve.

Autoritetet kanë paralajmëruar të gjithë operatorët e tregtimit me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës për zbatimin e detyrueshëm të këtij vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara, do të merren masa administrative deri në pezullimin e aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, thekson se mbetet e angazhuar për mbrojtjen e interesave të konsumatorëve shqiptarë dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në tregun e karburanteve.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat