Koçiu në Elbasan, inspekton punimet në parkun rekreativ dhe sportiv për gjithë grupmoshati

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka inspektuar nga afër punimet në zonën sportive dhe të lodrave për fëmijë në Elbasan ku nga një repart ish ushtarak i degraduar tashmë po transformohet në një qendër multifunksionale. Projekti i financuar nga qeveria shqiptare për këndet sportive dhe të lodrave për fëmijë “Dua të luaj”, që pritet të përfundojë brenda muajit shtator të këtij viti do jetë në shërbim të gjithë grup moshave për të mësuar dhe kaluar kohë të lirë.
“Kjo sipërfaqe e dedikuar për komunitetin edhe për qytetin e Elbasanit, e kthyer tërësisht tashmë falë investimit të kryer nga qeveria shqiptare nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit në një park për gjithë qytetin, jo vetëm lojërash, por dhe park rekreativ, hapësirë sociale, ndërveprimi për komunitetin, duke i dhënë vlerë të gjithë zonës këtu, një zonë periferike që tashmë kthehet në një qendër që merr vlerë në të gjithë sipërfaqen e saj. Një investim prej 200 milion lekësh të buxhetit të shtetit që e shndërron komplet këtë zonë në një zonë shumë atraktive për banorët të kërkuar, por edhe që jep mundësinë pastaj edhe kujtdo që është të sportdashës, të nëpërmjet pistës që është perimetrale, të çiklizmit, të aktiviteteve sportive, por edhe moshës së tretë për të kaluar kohën”, theksoi zv.kryeministrja Koçiu.
Ndër të tjera, ajo theksoi se “këndet “Dua të luaj” po zhvillohen edhe brenda komplekseve të banimit të pallateve brenda qytetit, por edhe brenda zonave më të vogla të banimit, për të shërbyer akoma më shumë për fëmijët, për prindërit e tyre në sipërfaqe jo vetëm të sigurta, por edhe që krijojnë mundësi fëmijëve për të luajtur, për të ndërvepruar me njëri-tjetrin, por për t'u zhvilluar më mirë edhe për të kaluar kohën e lirë në mënyrë kreative”.
Gjatë fjalës së tij kreu i bashkisë së Elbasanit, Gledjan Llatja ndau të dhënat e projektit teksa vlerësoi investimin si një nga më të rëndësishmit në këtë bashki për fëmijët.
“Ky është një ambient prej gati 23.000 m2, i cili totalisht është transformuar. Ne në Elbasan kishim që nga viti ‘94 që nuk kishim një kënd të madh lojërash për fëmijët, por edhe një qendër multifunksionale në fakt për të gjithë grup moshat. Këtu janë përfshirë është pistë vrapi prej 430 metrash linear. Kemi të përfshira këndet e forcës për të moshuarit. Gjithashtu është një kënd i madh lojërash për fëmijët edhe pistë për të mësuar fëmijët çiklizëm, për të mësuar biçikletat. Kemi terrene sportive, janë dy fusha futbolli, fusha tenisi, fusha basketbolli gjithashtu edhe padeli. Është një ambient i cili na vjen shumë në ndihmë në qytetin e Elbasanit”, tha Llatja.
Kjo zonë në Elbasan pritet që të marrë akoma më shumë zhvillim edhe për faktin se shumë shpejt do të zhvillohet edhe projekti i madh i Automotoparkut.
Presidenti i ICIC, Besnik Dervishi: Kosova forcon rolin e saj në zhvillimin e standardeve ndërkombëtare të transparencës
Presidenti i Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve për të Drejtën e Informimit dhe Aksesin në Informacion (ICIC), njëherazi Komisioner për të Drejtën e......
Më shumë lituanezë, danezë dhe indianë në Shqipëri/ Mbi 1.1 milionë hyrje në maj, zgjerohen flukset nga tregje të reja europiane
Maji solli një tjetër rritje të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri, por përtej rritjes së përgjithshme, të dhënat tregojnë se po zgjerohet gradualisht......
Nënstacioni elektrik nëntokësor në Tiranë - Kredia 22.5 mln euro diskutohet në Kuvend, Bilali: Furnizim për institucionet kritike
Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi marrëveshjen e garancisë për kredinë 22.5 mln euro që do të financojë ndërtimin e nënstacionit nëntokësor 110/20 kV......
“Rindërtimi i Ukrainës jo bamirësi, por strategji” Rama: Duhet një angazhim i fortë europian
Kryeministri Rama mori pjesë sot në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, e cila zhvillohet me pjesëmarrjen e kryetarëve të shteteve dhe qeverive,......
Investim 13 milionë euro për modernizimin e rrjetit elektrik në Kamzë – Karakaci: Kanë përfunduar 40% e punimeve
Punimet për ndërtimin e nënstacionit të ri elektrik në Kamzë kanë arritur në 40% të realizimit, ndërsa investimi pritet të përmirësojë ndjeshëm sigurinë dhe......
Bashkitë trefishojnë të ardhurat nga taksat - Arkëtojnë 238 milionë euro në 5 muaj, tejkalohet plani mbi 100 %
61 bashkitë në Shqipëri kanë rritur ndjeshëm performancën në mbledhjen e të ardhurave gjatë këtij viti. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave,......
Mbi 1.25 milionë udhëtarë fluturuan nga TIA në maj/ Wizz Air dhe Ryanair dominuan tregun ajror shqiptar
Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” ka publikuar së fundmi statistikat mbi trafikun ajror gjatë muajit maj, duke treguar një rritje të aktivitetit të......
Mbi 1 milionë të huaj në Shqipëri gjatë majit/ Vizitorët nga jashtë u rritën me 15.9%, kryesojnë ata nga Europa Jugore
Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, gjatë muajit maj në Republikën e Shqipërisë janë regjistruar mbi 1.88 milionë hyrje të shtetasve......



