Shqipëria Postuar më 2 Korrik 2026, 10:50

Kursi i këmbimit/ Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Nga Edel Strazimiri

Kursi i këmbimit/ Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Dollari amerikan ka pësuar një rënie të lehtë të vlerës këtë të enjte në raport me një ditë më parë pasi është blerë mëngjesin e sotëm me 81.8 lekë dhe është shitur me 82.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane edhe pse është dobësuar ndjeshëm përgjatë kësaj periudhe nuk ka pasur luhatje të konsiderueshme të kuotës këtë mëngjes teksa është blerë sot me 93.6 lekë dhe është shitur me 94.4 lekë.

Franga zvicerane sakaq ka regjistruar rritje të ndjeshme të vlerës mëngjesin e kësaj të enjte pasi është blerë sot në raport me ditën e mërkurë me 101.5 lekë dhe është shitur me 102.5 lekë duke ndjekur kështu një trend pozitiv.

Paundi britanik gjithashtu është forcuar ditën e sotme krahasuar me ditën e djeshme duke fituar pikë pasi është blerë me 108.8 lekë dhe është shitur me 110.1 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat