I nxehti ekstrem i kushton miliarda euro Evropës - Raporti/ Deri në vitin 2030 ulet prodhimi dhe produktiviteti i punës

Vala e të nxehtit që ka goditur Evropën, nuk është më vetëm një problem klimatik, por po shndërrohet në një kërcënim serioz ekonomik. Sipas analizave të fundit, temperaturat ekstreme mund t’u kushtojnë ekonomive europiane qindra miliarda euro deri në vitin 2030, duke ulur prodhimin ekonomik dhe produktivitetin e punës. Ekspertët paralajmërojnë se pasojat nuk lidhen vetëm me temperaturat e larta.
Kur termometri kalon 30 gradë Celsius, produktiviteti i punonjësve bie mesatarisht me 3% për çdo gradë shtesë, ndërsa kërkesa për energji elektrike rritet me rreth 1.2%, pasi familjet dhe bizneset përdorin më shumë sisteme ftohjeje. Raporti vlerëson se Franca është vendi europian më i ekspozuar ndaj kostove ekonomike të nxehtësisë ekstreme.
Humbjet e saj mund të arrijnë në rreth 209 miliardë euro gjatë pesë viteve të ardhshme. Pas saj renditen Italia me rreth 128 miliardë euro humbje të mundshme, Gjermania me 114 miliardë euro dhe Spanja me 104 miliardë euro. Në disa vende, ndikimi mund të përkthehet në tkurrje të aktivitetit ekonomik deri në 7% deri në fund të dekadës.
Raporti vjen në një moment kur Evropa po përballet me valë të fortë të nxehti. Në Francë, mbi 40 milionë banorë janë vendosur nën alarme meteorologjike, ndërsa temperaturat kanë kaluar 40 gradë Celsius. E njëjta sitautë raportohen edhe në Spanjë, Itali dhe Gjermani.
Sipas ekspertëve, asnjë ekonomi e madhe europiane nuk konsiderohet plotësisht e përgatitur për pasojat ekonomike të nxehtësisë ekstreme. Sipas tyre, përshtatja ndaj klimës po bëhet po aq e rëndësishme sa politikat tradicionale ekonomike.
Investimet në izolimin termik të banesave, sistemet e ftohjes, rrjetet energjetike dhe sigurimet kundër fatkeqësive natyrore mund të ndihmojnë në zbutjen e kostove që sjell një Evropë gjithnjë e më e nxehtë.
Bonusi i verës ka nisur të shpërndahet, Ibrahimaj: Mbi 33 mijë e tërhoqën që ditën e parë
Më shumë se 33 mijë pensionistë e kanë tërhequr bonusin e verës që ditën e parë të shpërndarjes. Shifrën e ka publikuar në rrjetet e saj sociale ministrja e......
Transformimi digjital i Shqipërisë, Rama në “Ruhr Summit”: Rishpikëm marrëdhënien e qytetarit me shtetin
Në forumin europian të inovacionit dhe sipërmarrjes, “Ruhr Summit”, të zhvilluar në Bochum të Gjermanisë, kryeministri Edi Rama e vendosi fokusin te roli i......
Aksidentet, Shoqata e Siguruesve: Ç’duhet të dinë pasagjerët kur udhëtojnë me transportin urban?
Çdo ditë mijëra qytetarë përdorin autobusët urbanë, autobusët interurbanë, furgonët apo taksitë për të lëvizur drejt punës, shkollës apo destinacioneve të......
“Inflacioni pritet të rritet lehtësisht mbi objektiv”, BSH mban të pandryshuar normën bazë të interesit
Rritje e cmimve por edhe një rritje ekonomike solide. Ky është parashikimi që bën Këshilli Mbikqyrës I Bankës së Shqipërisë për muajt e mbetura të këtij......
Trump, 1.4 mld dollarë të ardhura nga kriptovalutat - Ndikim, monedhat “meme” me emrin e tij, zgjerohet debati për konflikt interesi
Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar rreth 1.4 miliardë dollarë të ardhura nga kriptomonedhat, gjatë 2025-ës, në vitin e parë të mandatit......
Nis shpërndarja e bonusit 5 mijë lekë për pensionistët - Përfitojnë mbi 777 mijë qytetarë, fondi arrin në 3.7 mld lekë
Ka nisur këtë të mërkurë shpërndarja e bonusit veror për pensionistët, një mbështetje financiare prej 5 mijë lekësh të miratuar nga qeveria për herë të parë......
Aeroporti i Tiranës, 300 fluturime në ditë - Rama: Rekord turistësh, ndikim nga shtimi i linjave direkte
Aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” po regjistron rreth 300 fluturime në ditë, duke shënuar rekord që pasqyron rritjen e vazhdueshme të trafikut ajror dhe......
Një pol i ri zhvillimi, 333 milionë lekë për ‘Eco Park Dumrea’ - FSHZH hap tenderin për kompleksin turistik multifunksional
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur hapjen e tenderit për ndërhyrje për ngritjen e produkteve turistike në zonat e reja me potencial zhvillimi rajonal......



