Shqipëria Postuar më 30 Qershor 2026, 11:20

Kursi i këmbimit/ Rritje e lehtë në tregun valutor

Nga Edel Strazimiri

Kursi i këmbimit/ Rritje e lehtë në tregun valutor

Dollari amerikan ka regjistruar mëngjesin e sotëm një rritje të lehtë të kuotës në raport me një ditë më parë pasi është blerë këtë të martë me 82 lekë dhe është shitur me 83 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane vijon të mos shënojë luhatje të konsiderueshme të vlerës teksa është blerë mëngjesin e kësaj të marte me 93.7 lekë dhe është shitur me 94.5 lekë krahasuar me ditën që lamë pas.

Franga zvicerane ndërkaq ka pasur rritje të ndjeshme të kuotës këtë mëngjes duke e nisur ditën pozitivisht teksa është blerë sot në raport me ditën e djeshme me 101.3 lekë dhe është shitur me 102.3 lekë.

Referuar tregut të brendshëm valutor Paundi britanik gjithashtu është forcuar ditën e sotme duke fituar pikë pasi krahasuar me ditën e hënë është blerë sot me 108.4 lekë dhe është shitur me 109.5 lekë.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat