Shqipëria Postuar më 20 Qershor 2026, 15:22

“Luftë” me karkalecin, insekti përhapet në disa sipërfaqe/ Ministri Salla: Situata nën kontroll, monitorim intensiv në rrethe

Nga Alida Lula

“Luftë” me karkalecin, insekti përhapet në disa

Strukturat e Agjencisë Kombëtare të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve po vijojnë monitorimin e situatës fitosanitare dhe kontrollin e vatrave të karkalecit në sipërfaqet bujqësore të prekura.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla së bashku me ekspertët në terren, bëri të ditur se pas evidentimit të dëmtuesit në zona të Divjakës, Lushnjës dhe Belshit, janë ndërmarrë trajtime me preparate të autorizuara për mbrojtjen e kulturave bujqësore dhe minimizimin e dëmeve. Salla tha se, AKVMB do të vijojë monitorimin intensiv të zonave të prekura dhe bashkëpunimin me fermerët, per të garantuar ndërhyrje të shpejtë dhe mbrojtje sa më efektive të prodhimit bujqësor nga dëmtimet e shkaktuara nga ky insekt.

Ndërkohë, drejtori i AKVMB-së, Rolan Çela, deklaroi se përmes drejtorive rajonale, janë kryer ndërhyrje në vatrat e identifikuara, duke bërë të mundur mbajtjen nën kontroll të situatës. Sipas tij, gjendja aktualisht është e stabilizuar.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat