Shqipëria Postuar më 19 Qershor 2026, 11:49

Mbi 105 mijë tatimpagues “çlirohen” nga gjobat - Binaj: Procesi po vijon normalisht. Më 1 Korrik nis dhe kompensimi për fermerët

Nga Elisabeta Dosku

Mbi 105 mijë tatimpagues “çlirohen” nga gjobat - Binaj:

Mbi 105 mijë tatimpagues kanë përfituar deri më tani nga ligji i faljes, pasi administrata tatimore ka fshirë automatikisht gjobat e akumuluara në sistem.

Në një intervistë për SCAN TV, Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, shprehet se procesi për shuarjen e detyrimeve pa kusht, do të përfundojë brenda 30 Qershorit 2026. Ndërkohë që ky afat vlen edhe për ata tatimpagues që duan të përfitojnë faljen e 50 % të principalit.

“Ky proces filloi më datën 15 Maj 2026 dhe brenda datës 10 Qershor, administrata tatimore përgatiti listat e tatimpaguesve përfitues, sikurse edhe ata që nuk përfitonin. U bë lajmërimi i tatimpaguesve jo përfitues me anë të sistemit tonë e-Tax më tej u vijuar me kompensimin automatik të tepricave kreditore, në këtë proces u afektuan 13 mijë tatimpagues, për një vlerë prej 10.4 milionë euro. Pas kompensimit automatik, administrata tatimore vazhdo8i me fshirjen e detyrimeve tatimore, deri në këtë fazë është bërë fshirja e gjobave për rreth 105 mijë tatimpagues, me një vlerë prej 91.7 milionë euro. Po vazhdohet më tej me fshirjen e të gjitha detyrimeve pa kusht deri në 31 dhjetor 2014. Sipas planit të masave që ka bërë administrata tatimore ky proces për mbylljen e detyrimeve pa kusht, duhet të mbyllet brenda 30 Qershorit 2026, ndërkohë gjatë kësaj faze do bëhet edhe fshirja e detyrimeve me kusht për ata që paguajnë 50 % të principalit për periudhën nga 1 janar 2015 deri në 31 Dhjetor 2019. Ndërkohë që për pagesa që lidhen me periudhën nga 1 janar 2020 deri në 31 Dhjetor 2024, dhe për këto që është pagesa e plotë e principalit, do të aplikohet përsëri fshirja. Ligji i faljes do të vijojë të zbatohet deri në 31 Dhjetor 2026. "

Sa i takon kompensimit të fermerëve në masën 10 % të faturave të lëshuara, Binaj bëri me dije se procesi do të nisë nga muaji Korrik .

“Sipas kalkulimeve të deritanishme që ka administrata tatimore, janë rreth 10 mijë fermerë dhe vlera llogaritet në 10.7 milionë euro, besoj se deri në 30 Qershor, kjo vlerë do të shtohet. Ajo që kemi parë dhe kemi krahasuar me vitin e kaluar është se kemi pasur një rritje domethënëse të faturimeve, qoftë në vlerë, qoftë në numrin e faturimeve. Administrata tatimore po përgatit të gjithë procesin për rimbursimin e tyre dhe fillon në 1 Korrik. Është duke u menduar një zgjidhje sa më e thjeshtë sa më digjitale , besoj brenda datës 23 Qershor administrata tatimore do të bëjë informimin e fermerëve se si duhet të aplikojnë.  Ne i ftojmë fermerët që të hapin llogari bankare, sa më shpejt për faktin se pagesat do kalojnë në llogaritë  e tyre bankare, dhe nga 1 korriku do të fillojnë aplikimet.”

Skema e rimbursimit të faturave të fermerëve do të zbatohet për herë të parë këtë vit, duke u dhënë atyre mundësinë e përfitimit dhe duke u krijuar likujditet. Qëllimi është formalizmi i sektorit.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat