Mbi 52 mijë abonentë përdorin shërbimet online të OSHEE, rritet numri i aplikimeve dhe pagesave digjitale

Shërbimet digjitale të ofruara nga OSHEE Group po përdoren gjithnjë e më shumë nga qytetarët, duke reduktuar nevojën për paraqitje fizike në sportelet e kompanisë dhe duke lehtësuar marrjen e shërbimeve në distancë.
Sipas të dhënave të publikuara nga OSHEE Group, mbi 52 mijë klientë janë regjistruar deri tani në platformat elektronike të kompanisë, përmes faqes zyrtare dhe aplikacionit celular OsheeMobile.
Prej më shumë se një viti, kompania ka zgjeruar gamën e shërbimeve online, duke u mundësuar abonentëve të kryejnë aplikime për ankesa dhe kërkesa të ndryshme, përditësim të të dhënave personale, marrjen e vërtetimeve të debisë, si dhe aplikimin për lidhje të reja me rrjetin e energjisë elektrike.
Përdorimi i platformave digjitale ka sjellë një rritje të ndjeshme të transaksioneve online. Sipas statistikave të OSHEE-së, deri më tani janë realizuar afro 14 mijë pagesa të faturave të energjisë elektrike dhe rreth 9 mijë kërkesa të ndryshme nga abonentët përmes kanaleve elektronike.
Kompania thekson se shërbimet online u kursejnë qytetarëve kohë dhe shmangin pritjet në sportelet e Kujdesit ndaj Klientit, duke ofruar një mënyrë më të shpejtë dhe më efikase për menaxhimin e shërbimeve energjetike.
OSHEE Group fton abonentët të përdorin gjithnjë e më shumë zgjidhjet digjitale, të cilat mundësojnë akses në shërbime në çdo kohë dhe nga çdo vendndodhje.
Për të përfituar nga këto shërbime, qytetarët mund të regjistrohen në platformën online të kompanisë ose të shkarkojnë aplikacionin OsheeMobile, duke kryer procedurat e nevojshme direkt nga telefoni apo kompjuteri pa qenë nevoja të paraqiten fizikisht pranë zyrave të OSHEE-së.
Tatimet u japin një mundësi të dytë prindërve: Riaplikim për kompensimin e shpenzimeve arsimore
Individët të cilëve u është refuzuar kërkesa për përfitimin e kompensimit nga zbritja e shpenzimeve arsimore për fëmijët, për shkak të mungesës së faturave......
Luhatje në tregun valutor – Sa këmbehen sot monedhat e huaja?
Dollari amerikan ka pasur edhe këtë të martë një rritje të lehtë të kuotës në raport me një ditë më parë teksa është blerë sot me 81.8 lekë dhe është shitur......
Treni Durrës-Rrogozhinë, shtyhet afati i tenderit 90 mln euro - Forcohen kërkesat për standardet mjedisore, sociale dhe kualifikimin e stafit
Hekurudha Shqiptare ka shtyrë afatin për dorëzimin e ofertave në tenderin ndërkombëtar me vlerë 90 mln euro për rehabilitimin e linjës hekurudhore Durrës –......
Çfarë po shkarkojnë më shumë shqiptarët në celular? Progamet e motit dhe fotove, kryesojnë. Temu fiton sërish popullaritet
Aplikacionet në telefonat inteligjentë janë bërë tashmë një pjesë e pandashme e jetës së përditshme. Nga komunikimi dhe argëtimi, te blerjet online, navigimi......
Ku renditet vendi ynë mes investitorëve globalë? Nga SHBA te Kina, kush dominon botën? Shqipëria, në vendin e 73-të
Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Kina vijojnë të dominojnë investimet e huaja direkte në nivel global. Vetëm këto tri ekonomi investuan jashtë kufijve të......
Ndryshime në taksa për të ulur faturat e energjisë - Propozimi i BE pjesë e përgjigjes ndaj pasojave të luftës në Iran
Bashkimi Evropian po përgatit ndryshime në taksat e energjisë dhe tarifat e rrjetit, duke përfshirë planet për të taksuar energjinë elektrike me një normë më......
Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë? - Katër nga pesë qytetet e para ndodhen në Zvicër dhe Luksemburg
Të dhënat e reja nga Global Property Guide tregojnë se katër nga pesë qytetet më të shtrenjta për prona banesore ndodhen në Zvicër dhe Luksemburg, me Zyrihun......
Kostot e karburantit të linjave ajrore amerikane - U rritën në 6.5 miliardë dollarë në prill nga mbyllja e Hormuzit
Kostot e karburantit për linjat ajrore amerikane u rritën me 78% në prill në gati 6.5 miliardë dollarë krahasuar me një vit më parë, ndërsa konflikti në......



