Shqipëria Postuar më 7 Korrik 2026, 12:01

Miratohen kriteret për biokarburantet - Objektivi, 7% energji e rinovueshme në transport deri në vitin 2030

Nga Ola Mitre

Miratohen kriteret për biokarburantet - Objektivi, 7% energji e rinovueshme

Qeveria ka miratuar kriteret e qëndrueshmërisë dhe të reduktimit të emetimeve të gazeve serrë për biokarburantet dhe lëndët djegëse të rinovueshme, duke plotësuar kuadrin nënligjor për zbatimin e ligjit “Për biokarburantet në transport”. Vendimi përcakton rregullat që do të zbatohen për prodhimin, tregtimin, përdorimin dhe verifikimin e biokarburanteve në vendin tonw, në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Evropian.

Sipas vendimit, biokarburantet dhe lëndët e tjera djegëse të rinovueshme do të duhet të plotësojnë kritere të detajuara të qëndrueshmërisë, të demonstrojnë reduktim të emetimeve të gazeve serrë dhe të jenë të certifikuara përmes një sistemi verifikimi të posaçëm. Kuadri i ri parashikon gjithashtu krijimin e një baze kombëtare të të dhënave, regjistrin e verifikimit, si dhe skemën e certifikatave për karburantet e rinovueshme për transport.

Vendimi, gjithashtu përcakton kufizime për përdorimin e biokarburanteve të prodhuara nga kultura ushqimore dhe foragjere, ndërsa parashikon rritjen progresive të kontributit të biokarburanteve të avancuara dhe biogazit.

Një nga elementët kryesorë të vendimit, lidhet me objektivat për rritjen graduale të përdorimit të energjisë së rinovueshme në sektorin e transportit, sikurse wshtw parashikuar edhe në ligjin e miratuar vitin që shkoi. Sipas tyre, pjesa minimale e energjisë së rinovueshme që do të hidhet në treg nga furnizuesit e karburanteve përcaktohet në të paktën 1% të konsumit final të energjisë në transport nw vitin 2026. Ky nivel do të rritet me të paktën 1% çdo vit, për të arritur në jo më pak se 7% deri në fund të vitit 2030.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat