Falja me Kusht: Shuhen rreth 168.6 milionë lekë detyrime. Doganat arkëtojnë 66.1 milionë lekë

Pas përfundimit të afatit të parë, 30 Qershor 2026, për zbatimin e nenit 10 të ligjit nr. 86/2025, Administrata Doganore ka përmbyllur procedurat për 260 raste përfituese, të cilat kanë përfituar nga shuarja me kusht e detyrimeve të pagueshme në doganë.
Në zbatim të ligjit, subjektet që shlyen brenda afatit 50% të detyrimit kryesor për periudhën 2015–2019 përfituan faljen e 50% të mbetur të detyrimit, si edhe fshirjen e plotë të penaliteteve dhe kamatëvonesave.
Nga zbatimi i kësaj dispozite:
260 raste përfituan nga ligji;
u falën rreth 168.6 milionë lekë detyrime, penalitete dhe kamatëvonesa;
në buxhetin e shtetit u arkëtuan rreth 66.1 milionë lekë nga pagesa e detyrimeve.
Procesi i zbatimit të Ligjit të Faljes vijon edhe pas përfundimit të afatit të parë. Subjektet që nuk përfituan nga opsioni i shuarjes së 50% të detyrimit kanë ende mundësinë të përfitojnë nga dispozitat e ligjit deri më 31 dhjetor 2026. Konkretisht, për detyrimet e pagueshme në doganë të krijuara gjatë periudhës 1 janar 2015 – 31 dhjetor 2019, subjektet që paguajnë 75% të detyrimit kryesor brenda këtij afati përfitojnë shuarjen e 25% të mbetur, si edhe fshirjen e plotë të gjobave dhe kamatëvonesave. Për verifikimin e statusit dhe ndjekjen e procedurave përkatëse, subjektet duhet të paraqiten pranë degëve doganore.
Administrata Doganore ka vijuar edhe procesin e fshirjes automatike të detyrimeve për debitorët me detyrime të krijuara deri më 31 dhjetor 2014. Deri më tani është përfunduar procedura për 264 raste përfituese, me një vlerë totale të detyrimeve të fshira prej rreth 505.5 milionë lekësh. Procesi vijon në të gjitha degët doganore, të cilat, sipas afateve të përcaktuara në ligj, do të vazhdojnë evidentimin dhe trajtimin e rasteve përfituese deri në fund të vitit 2026.

Bizneset shumëkombëshe, tatim minimal 15% mbi fitimet - Ministria e Financave propozon ligjin për tatimin minimal global
Ministria e Financave ka hartuar projektligjin “Për sigurimin e një niveli minimal global të tatimit për grupet e shoqërive shumëkombëshe dhe grupet e mëdha......
300 kredi të buta për administratën publike - Cilët nëpunës përfitojnë dhe çfarë kriteresh duhet të plotësojnë?
Edhe këtë vit, nëpunësit civilë dhe nëpunësit e tjerë të administratës publike kanë mundësi të aplikojnë për kredi të buta me interes zero. Kuotat e......
183.7 miliardë euro për mbrojtjen deri në 2030-ën - Gjermania, rrit me 1/3 hpenzimet krahasuar me vitin aktual
Gjermania po përgatitet për një rritje historike të shpenzimeve ushtarake. Sipas projektbuxhetit të miratuar nga kabineti federal, në vitin 2027 për......
Mbi 123 mijë tonë ullinj për vaj në vitin 2025/ Sektori mbetet i orientuar drejt përpunimit. Fieri, zemra e ullishtarisë shqiptare
Prodhimi i ullinjve në Shqipëri arriti në 143.4 mijë tonë gjatë vitit 2025, duke mbetur në një nga nivelet më të larta të viteve të fundit, pavarësisht një......
Luhatje në tregun valutor – Dobësohet dollari dhe Franga. Paundi fiton pikë
Dollari amerikan ka regjistruar zbritje të vlerës mëngjesin e sotëm duke u dobësuar në raport me një ditë më parë teksa është blerë me 81.4 lekë dhe është......
Java e Administratës Publike, nisma të reja për një administratë moderne në rrugën drejt BE
Në kuadër të Javës së Administratës Publike, e zhvilluar nën moton e ndërtimit të një administrate moderne në shërbim të qytetarëve dhe të procesit të......
10.6 miliardë lekë të ardhura në një muaj, dogana e Durrësit furnizuesja kryesore e buxhetit të shtetit
Porti i Durrësit mban pjesën më të madhe të furnizimit të tregut shqiptar me mallra e për këtë arsye edhe të buxhetit të shtetit me te ardhura. Sipas një......
Rivlerësimi, Tatimet: Në periudhën mars-qershor u kursyen 104.3 milionë euro kosto fiskale
Nga rivlerësimi i pasurive të paluajtshme janë kursyer deri në fund të muajit qershor 104.3 milionë euro kosto fiskale nga tatimpaguesit. Shifrën e ksa......



