Shqipëria Postuar më 6 Korrik 2026, 17:14

Rivlerësimi, Tatimet: Në periudhën mars-qershor u kursyen 104.3 milionë euro kosto fiskale

Nga SCAN TV

Rivlerësimi, Tatimet: Në periudhën mars-qershor u kursyen 104.3

Nga rivlerësimi i pasurive të paluajtshme janë kursyer deri në fund të muajit qershor 104.3 milionë euro kosto fiskale nga tatimpaguesit. Shifrën e ksa publikuar Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve e cila me një postim në rrjetet e veta sociale shkruan se rivlerësimi u ka mundësuar individëve dhe bizneseve të përfitojnë nga tarifat e reduktuara të parashikuara në ligj.  

Në postimin e DPT thuhet:

104.3 milionë euro kosto fiskale e kursyer nga tatimpaguesit gjatë periudhës Mars–Qershor 2026, falë rivlerësimit të pasurive të paluajtshme.

Rivlerësimi u ka mundësuar individëve dhe bizneseve të përfitojnë nga tarifat e reduktuara të parashikuara në ligj, duke ulur ndjeshëm koston fiskale që do të paguanin në rast të transferimit të pronës.

Afati për rivlerësimin përfundon më 31 Dhjetor 2026.

Rivlerësoni pronën tuaj brenda afatit dhe përfitoni nga lehtësitë fiskale të parashikuara në ligj.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat