Shqipëria Postuar më 7 Korrik 2026, 10:19

Luhatje në tregun valutor – Dobësohet dollari dhe Franga. Paundi fiton pikë

Nga Edel Strazimiri

Luhatje në tregun valutor – Dobësohet dollari dhe Franga. Paundi

Dollari amerikan ka regjistruar zbritje të vlerës mëngjesin e sotëm duke u dobësuar në raport me një ditë më parë teksa është blerë me 81.4 lekë dhe është shitur me 82.4 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane vijon të mos shënojë luhatje të konsiderueshme të vlerës edhe pse qëndron e dobët përballë monedhës vendase duke u blerë sot me 93.3 lekë dhe duke u shitur me 94.2 lekë krahasuar me ditën e djeshme.

Franga zvicerane sakaq ka pasur një rënie të ndjeshme të vlerës në raport me ditën që lamë pas pasi është blerë sot me 101 lekë dhe është shitur me 102.2 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Paundi britanik ndërkaq është forcuar këtë mëngjes pasi krahasuar me ditën e hënë është blerë mëngjesin e kësaj të marte me 108.7 lekë dhe është shitur me 110 lekë.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat