Shqipëria Postuar më 25 Qershor 2026, 13:27

Nënstacioni elektrik nëntokësor në Tiranë - Kredia 22.5 mln euro diskutohet në Kuvend, Bilali: Furnizim për institucionet kritike  

Nga Ola Mitre

Nënstacioni elektrik nëntokësor në Tiranë - Kredia 22.5

Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi marrëveshjen e garancisë për kredinë 22.5 mln euro që do të financojë ndërtimin e nënstacionit nëntokësor 110/20 kV në qendër të Tiranës.

Huaja do të jetë me garanci shtetërore, teksa zv.ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Edona Bilali bëri me dije detajet dhe institucionet shtetërore që përfitojnë nga ndërtimi i kësaj vepre energjetike.

Kredia u miratua nga BERZH gjatë vitit 2025, pasi kostot e projektit pësuan një rritje të konsiderueshme krahasuar me vlerësimet fillestare.

Fillimisht, ndërtimi i nënstacionit ishte parashikuar të kushtonte rreth 14.5 milionë euro, por dizajni teknik përfundimtar i përgatitur nga një konsulent i specializuar evidentoi nevojën për rreth 8 milionë euro shtesë.

Investimi konsiderohet i domosdoshëm për shkak të gjendjes së nënstacionit ekzistues pranë sheshit Skënderbej, i cili operon me një transformator të vetëm 80 MVA dhe pa kapacitet rezervë.

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat