Qeveria miraton Planin Kombëtar për Personat me Aftësi të Kufizuara: 68 masa dhe 7.6 miliardë lekë investime deri në 2030

Këshilli i Ministrave ka miratuar Planin Kombëtar të Veprimit për Personat me Aftësi të Kufizuara 2026–2030, një dokument strategjik që synon të forcojë garantimin e të drejtave, përfshirjen sociale dhe jetesën e pavarur të kësaj kategorie gjatë pesë viteve të ardhshme.
I hartuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në bashkëpunim me institucionet publike, organizatat e personave me aftësi të kufizuara, shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë, plani përfaqëson një angazhim të ri për ndërtimin e një shoqërie më të aksesueshme dhe më të drejtë.
Dokumenti mbështetet në Konventën e OKB-së për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, Agjendën 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Strategjinë e Bashkimit Evropian për Personat me Aftësi të Kufizuara 2021–2030.
Plani përfshin 28 objektiva specifike, 68 masa prioritare dhe 283 ndërhyrje konkrete të buxhetuara për periudhën 2026–2030, me një fond total prej rreth 7.6 miliardë lekësh.
Ndër prioritetet kryesore janë përmirësimi i aksesueshmërisë, zhvillimi i arsimit gjithëpërfshirës, rritja e mundësive për punësim dhe formim profesional, forcimi i mbrojtjes sociale, rehabilitimit dhe shërbimeve shëndetësore, si dhe garantimi i pjesëmarrjes së plotë në jetën publike dhe politike.
Një nga ndryshimet më të rëndësishme që sjell plani është kalimi nga një model i mbështetur kryesisht te përfitimet financiare drejt një qasjeje që promovon përfshirjen e plotë sociale dhe ekonomike. Në fokus do të jenë zgjerimi i shërbimeve komunitare, mbështetja e jetesës së pavarur, aksesimi i teknologjive ndihmëse dhe krijimi i më shumë mundësive për integrim në tregun e punës.
Plani parashikon gjithashtu zgjerimin e shërbimeve të rehabilitimit dhe shëndetit mendor, përmirësimin e aksesit në pajisje ndihmëse, modernizimin e arsimit gjithëpërfshirës dhe forcimin e lidhjes mes arsimit profesional dhe tregut të punës.
Sipas qeverisë, ky plan përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një sistemi më gjithëpërfshirës, ku aftësia e kufizuar nuk përbën pengesë për ushtrimin e të drejtave, pjesëmarrjen aktive në shoqëri dhe jetesën e pavarur.

Industria kërkon punonjës të kualifikuar - Arsimi profesional, hallka që duhet të mbështesë prodhimin vendas
Një industri më moderne kërkon jo vetëm investime në teknologji dhe financim, por edhe punonjës të kualifikuar. Pikërisht fuqia punëtore konsiderohet një......
Transporti i mallrave, drejt dokumentacionit elektronik - Drafti: “Letra” do të zëvendësohen me informacionin digjital deri në vitin 2029
Kwshilli i Ministrave ka miratuar projektligjin “Për informacionin elektronik të transportit të mallrave”, i cili synon të digjitalizojë dokumentacionin......
Tregu i punës lë pas të rinjtë/ Punësimi i tyre ka rënë në 42.8%, ndërsa papunësia është rritur në 16.9%
Punësimi i të rinjve vijon të mbetet një nga sfidat më të mëdha të tregut të punës në Shqipëri. Të dhënat më të fundit të publikuara nga Instituti i......
Dollari amerikan humbet pikë – Forcohen Franga dhe Paundi
Dollari amerikan ka regjistruar rënie të vlerës pasi e nisi këtë javë pozitivisht duke fituar pikë në mënyrë konstante deri më sot teksa është blerë këtë......
400 milionë euro investime të huaja në fillim të vitit/ Flukset u rritën me 11.8% në tremujorin e parë, prekin rekord historik
Investimet e huaja direkte në Shqipëri vijuan rritjen edhe në tremujorin e parë të vitit 2026, duke shënuar nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë për......
Janar- maj, mbi 38 mijë mjete ‘ngelin’ në kontroll teknik - DPSHTRR: Janë çregjistruar 4.109 mjete me moshë mesatare 22 vjeçare
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar të dhënat mbi ecurinë e kontrollit teknik të mjeteve për periudhën janar–maj 2026,......
Rekordet turistike të Kosovës - Mbi 1.6 milion net-qëndrime, mbi 762 mijë vizitorë
Sektori i turizmit në Kosovë ka njohur një trend rritës gjatë vitit 2025. Sipas të dhënave të publikuara në kuadër të hulumtimit të Hotelerisë dhe Turizmit,......
Çmimet rriten, Trump: Më pëlqen inflacioni - Popullariteti i Presidentit në nivelin më të ulët të karrierës
Presidenti Donald Trump, pas publikimit të të dhënave të inflacionit që tregonin rritje mbi 4% , u tha gazetarëve se e "pëlqente" inflacionin, duke shtuar se......



